Lirohet nga akuza shefi i Drejtorisë së Urbanizmit në Novobërdë

Gjykata Themelore , Gjilan

Monitoruar nga Ronita Halimi

12:28 / 21 Janar 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Shefi i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Kadastër në Novobërdë, Selatin Beqiri, është liruar nga akuza në rastin ku po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Drejtësia Sot.

Po ashtu, është liruar nga akuza edhe Osman Ramadani për veprën penale heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave.

Kjo është bërë e ditur pas komunikimit të aktgjykimit nga gjyqtari i lëndës Agim Ademi, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Palët e pakënaqura ndaj këtij vendimi mund të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor, raporton Drejtësia Sot.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, i akuzuari Selatin Beqiri me veprimet e tij me datë 2 nëntor 2018, Osman Ramadanit i ka lëshuar leje për mbindërtimin e një objekti në fshatin Pasjak, Komuna e Novobërdës para se drejtori i Inspeksionit të merr aktvendimin për ndalimin e këtij mbindërtimi, ku ky i fundit kishte dalur në vend të ngjarjes me datën 1 nëntor 2018, në të cilën datë e ka shirituar objektin e mbindërtimit.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër Osman Ramadani, pasi kishte pranuar aktvendimin për ndërprerjen e punimeve për objektin e mbindërtimit, në mënyrë të paautorizuar ka hequr shenjën zyrtare dhe ka vazhduar me punimet në mënyrë të kundërligjshme.

Drejtësia Sot në vazhdimësi ka raportuar këtë rast https://www.rolpik.org/prokuroria-kerkon-denimin-e-shefit-te-urbanizmit-ne-novoberde-mbrojtja-lirimin-e-tij/

Monitoruese: Ronita Halimi