Pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Sekiraqa për të tretën herë me radhë, po gjykohet me akuzën se në vitin 2007 ka nxitur të dënuarin Arben Berisha që ta privoj nga jeta ish-policin Triumf Riza.
Shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Xh.B, i cili në atë kohë por edhe tani vazhdon të merret me tregtinë e pemë ve dhe perimeve. I cili kohë pas kohe kishte dërguar edhe në shtëpinë e familjes Sekiraqa, pemë e perime pasi që të njëjtit jetonin në një lagje. Ai gjithashtu ka theksuar se përveç Enverit e ka njohur edhe vëllain e tij Naserin, dhe djalin e agjës së tij Naimin. Pasi që ndonjëherë kishte shkuar në lokalin e tyre “Sekiraqa” i cili gjendet në sheshin Bill Clinton.
Tutje dëshmitari ka rrëfyer se Arben Berishën e kishte njohur vetëm se kanë qenë në një shkollë fillore, por të njëjtin asnjëherë nuk e kishte parë në shoqërin e Enverit apo në lokalin e tij.
Kurse ka theksuar se për të ndjerin Triumf Riza kishe dëgjuar fjalë se i njëjti ka qenë polic i ashpër, e ndërsa në ditë kritike kur ka ndodhur rasti, dëshmitari Xh.B. kishte qenë në lokalin “Sekiraqa”, ku e kishte takuar Naser dhe Naim Sekiraqen, Agron Bytyqin, dhe kamerierët të cilët njiheshin si nipat e Sekiraqës, kurse atë ditë Arben Berishë n nuk e kishte parë .
Në seancën e sotme ishte planifikuar të degjohen edhe motrat Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, por të njëjtat përmes përfaqësuesit të tyre kanë njoftuar gjykatën se gjenden në udhëtim jashtë vendit, e kur do të kthehen nuk e dijnë.
Lidhur më ketë situatë prokurori special ka deklaruar se edhe pse dihet fakti që këto dëshmitare janë shumë të rëndësishme, dhe po vërehet se si qëllimisht të njëjtat nuk po i përgjigjen gjykatës, por për mos zvarritje te procedurës ka propozuar që deklaratat e tyre të dhëna në të gjitha fazat e procedurës të lëxohen.
E më këtë propozim pjesërisht u pajtua mbrojtja e të akuzuarit, por e njëjta u refuzua nga trupi gjykues me arsyetimin se tani është një trup i ri gjykues dhe të njëjtat duhet të dëgjohen në këtë shqyrtim gjyqësor.
E në këtë drejtim gjykata do të Urdhëroj sjelljen e Adelina, Zanfina dhe Ema Ismailit përmes policës, dhe përmes tyre do të konfirmohet nëse ato realisht janë jashtë vendit.
Andaj edhe dëshmitari A.C. do të tentohet sigurohet për seancën e caktuar më parë për datën 25 janar me fillim në ora 09:30.
Kujtojmë që gjykata e Apelit ka kthyer për të dytën herë në rigjykim këtë çështje penale, ngase gjetën se në aktgjykimin e shkallës së parë ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, respektivisht nuk janë përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor. Pas kthimit në rivendosje atë kohë, gjyqtari i shkallës së parë Shasivar Hoti, kishte dënuar Enver Sekiraqën me 30 vite burgim, mirëpo mbrojtja kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit me kërkesën që e njëjta të vendos në mënyrë meritore dhe jo ta kthej sërish çështjen në rivendosje.
Ndryshe, aktakuza e përfaqësuar nga Prokurori Special Haki Gecaj, akuzon Enver Sekiraqën se më 30 gusht 2007, ka nxitur Arben Berishën që ta privoj nga jeta Triumf Rizën.
Aktakuza sqaron se vrasjen e kishte kryer Arben Berisha në bashkëkryerje me Rrahim Abdullahun, Ilir Abdullahun dhe Fitim Avdiun. Më tutje, në të theksohet se vrasja është bërë në mënyrë mizore dhe mashtruese për arsye të hakmarrjes së paskrupullt personale ndaj Triumf Rizës.
Ky rast është duke u gjykuar nga trupi gjykues në përbërje prej kryetarit Agim Kuçi me anëtaret Naime Krasniqi- Jashanica dhe Medie Bytyçi. Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast
Monitoruar nga Elvira Rrahmani
Lajmet në fokus