Fillon shqyrtimi gjyqësor për keqpërdorim detyre, mashtrim dhe legalizim i përmbajtjes së rreme

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

16:02 / 21 Janar 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar gjykimi  ndaj Rrezarta Metaj, Muharrem Ahmeti, dhe Ardian Maloku, të akuzuar për  keqpërdorim të pozitë zyrtare, mashtrim dhe legalizim të pavërtetë, raporton Drejtësia Sot.

Përmbaruesja Rrezarta Metaj akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare ngase me qëllim të përfitimit ka nxjerrë urdhër përmbarimor duke u bazuar në dokument me përmbajtje të pavërtetë, i cili dokument ishte përpiluar më ndihmën e të akuzuarve Ardian Maloku dhe Muharrem Ahmeti.

Shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me fjalën hyrëse të palëve në procedurë. Prokurorja e shtetit Dulina Hamiti, në fjalën e saj hyrëse ka theksuar se aktakuza e ngritur kundër të akuzuarve për veprat penale që ju vihen në barrë, është e mbështetur në prova të mjaftueshme dhe të pranueshme, të cilat janë të përshkruara në aktakuzë, ku me anë të tyre do të vërtetohet fajësia e tyre.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarës Metaj, ka dorëzuar fjalën e tij me shkrim, por në pika të shkurta e ka elaboruar, duke theksuar se kundërshton fjalën hyrëse të prokurorisë si dhe akuzën e saj, si të pa themeltë dhe thelbesishtë të pambështetur. Ku sa i përketë dispozitivit I të akuzës, ka deklaruar se e njëjta është kundërthënëse, pasi që procedura përmbarimore ishte zbatuar në bazë të fakturës origjinale, dhe e gjitha konform dispozitave të parapara me Ligjin e procedurës përmbarimore. Kurse për dispoztivin e II të aktit akuzues mbrojtja ka potencuar se e akuzuara asnjëherë e në asnjë kohe e moment nuk ka pasur asnjë lloje bashkëpunimi apo bashkëveprimi me të akuzuarit e tjerë.

Tutje mbrojta e të akuzuarit Ahmeti, në fjalën e tyre kanë theksuar se kundërshtojnë fjalën hyrëse dhe aktakuzën e prokurorisë, si dhe sa i përketë të mbrojturit tij kjo çështje nuk ka të bëjë me çështje penale por me një raport të thjesht juridiko civil i lindur, për shkak të papërgjegjësisë së Doganës së Kosovës, e jo për shkak të ndonjë veprimi inkriminues të të akuzuarit Ahmeti. Po ashtu kanë potencuar se nuk ka asnjë provë të vetme me të cilën Dogana e Kosovës, i ka kërkuar të pandehurit Ahmeti apo kompanisë së tij, që ti dorëzoj naftë, andaj mbrojtja ka konsideruar se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të arrihet të argumentohet se i njëjti nuk ka kryer asnjërën prej veprave penale për të cilat po akuzohet.

Ndërsa mbrojtja e të akuzuarit Maloku, ndër të tjera në fjalën e tij ka deklaruar se provat e propozuara nga prokuroria janë në kundërshtim të plotë dhe të njëjtat janë të pakuptueshme dhe të papranueshme. Po ashtu edhe sa i përketë bashkëpunimit apo bashkëveprimit me të pandehurin Ahmeti, mbrojtja ka theksuar se mes tyre asnjëherë nuk ka pasur ndonjë marrëveshje apo kontratë të nënshkruar.

Në fjalën e saj hyrëse prokuroria ka propozuar që në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Doganës së Kosovës, Xhafer Krasniqi, propozim ky u kundërshtua nga mbrojtja por u aprovua nga trupi gjykues.

E në këtë drejtim pasi përfaqësuesi i palës së dëmtuar nuk ishte prezent, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Naser Foniqi, ka ndërprerë seancën e duke caktuar atë të radhës për datën 18 mars 2022 në ora 09:00.

Përndryshe, sipas aktakuzës e pandehura Rrezarta Metaj, themeluese e zyrës së përmbarimit “Metaj Laë”, në Prishtinë, më datë 17.11.2017, me qëllim që vetes dhe të pandehurit Muharrem Ahmeti (pronar i kompanisë NTP “Tricom”) t’i sjell pasuri të kundërligjshme, ka nxjerrë urdhër përmbarues duke u mbështetur në përmbajtje të pavërtetë.

Përmes këtij urdhëri, Dogana e Kosovës obligohej që të paguante borxhin kompanisë NTP “Tricom” në vlerë mbi 14 milion euro, me pretendimin që kompania kishte kryer shërbimin e ruajtjes së derivateve të naftës gjatë periudhës 2002 deri në 2016, dhe për secilin vit kalendarik, sipas kësaj kontrate, Dogana ishte e obliguar të paguaj afër 770 mijë euro.

Me këtë nga ana e prokurorisë, Rrezarta Metaj akuzohet se ka keqpërdorur poziten përkatësisht i ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare.

Aktakuza vazhdon me pretendimet se nga data 15.01.2016 deri më datë 17.11.2017, i pandehuri Muharrem Ahmeti bashkë me përmbaruesen private kishin përpiluar dhe prezentuar dokumente me përmbajtje të pavërtetë, përmes të cilave kishin kërkuar kompensim dëmi nga Dogana e Kosovës lidhur më shërbimin e lartëcekur mirëpo duke mos ekzistuar asnjë kontratë valide rreth kësaj ҫështje.

Tutje, i pandehuri Ardian Maloku me qëllim që t’i ndihmojë të pandehurit Muharrem Ahmeti në legalizimin e përmbajtjes së pavërtetë, të dy së bashku, me qëllim të paraqitjes së provave të rrejshme, më datë 23 deri me 25 shkurt 2019, i kanë mbushur me ujë rezervuarët e naftës.

Të njejtit, këto i kishin përdorur si prova në ҫështjen civile që ishte zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pika e tretë e dispozitivit të aktakuzës tregon që Muharrem Ahmeti dhe Ardian Maloku, me qëllim për t’i sjellur përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 14,131,529.97 Euro, me datën e lartëcekur kishin mbushur me ujë rezervuarët e naftës, e që në pretendonin se aty ruhen mbi 237 mijë litra naftë të Doganës së Kosovës, të njejtat janë ruajtur aty që nga viti 2001.

Më pas i pandehuri Muharrem Ahmeti kishte bërë shitjen e derivatit që e kishte marrë për ruajtje në mirëbesim, me ҫ’rast i ka shkaktuar dëm material Doganës së Kosovës në vlerë prej 205 mijë eurosh.

Me anë të gjithë këtyre fakteve, prokuroria e shtetit pretendon që të pandehurit janë fajtor për veprat penale të cilat ju ngarkohen të gjithëve se bashku dhe secilit veҫ e veҫ.

Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast https://www.rolpik.org/shtyhet-per-ne-dhjetor-gjykimi-per-keqperdorim-detyre-mashtrim-dhe-legalizim-i-permbajtjes-se-rreme/

Monitoruar nga Elvira Rrahmani