Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për falsifikim të dokumentit zyrtar

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

15:10 / 31 Janar 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot u mbajt shqyrtimi fillestare ndaj Latif Ibrahimi të akuzuar për Falsifikim të dokumentit zyrtar raporton Drejtësia Sot.

Ibrahmi akuzohet se si zyrtarë të gjendjes civile në Fushë Kosovë, në regjistër ka shënuar të dhëna të rreme.

Pas leximit të aktakuzës nga Prokurori i shtetit Shkëlzen Ibrahimi, i akuzuarit u deklarua  i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Në këtë drejtim kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kushtrim Shyti i njoftoi palët se në formë të shkruar brenda afatit ligjor prej 30 ditësh ti paraqesin kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, në të kundërtën do të konsiderohet se palët kanë hequr dorë nga kjo e drejtë dhe do të caktoj shqyrtimin gjyqësor.

Sipas aktakuzës, Latif Ibrahimi duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në cilësinë e personit zyrtar të Gjendjes Civile në Fushë Kosovë, në regjistër ka shënuar të dhëna të rreme, me qëllim që të dëshmitarit Marjan Veljickoviq t’ia mundësojë marrjen e dokumenteve personale të RKS-ës, në atë mënyrë që ka bërë ndërhyrje në sistemin elektronik të gjendjes civile duke përdorur të dhënat personale të dëshmitarit Marjan Velickoviq, ashtu që ka bërë rishkrimin e lindjes, respektivisht gjenerimin e numrit personal të dëshmitarit 1502213110, kjo duke shtuar shkronjën J në mbiemrin e të njëjtit dhe të prindërve të tij – Veljickoviq, e me ndryshimin e tillë në sistemin elektronik të gjendjes civile automatikisht është gjeneruar numër i ri personal për të pandehurin Marjan Veljickoviq (1251102151) por të dhënat e tjera kanë mbetur të njëjta me ato të dëshmitarit, me c’rast dëshmitarit Marjan Veljickoviq i është mundësuar të pajiset me letërnjoftim me numër personal 1251102151 dhe pasaportë të Republikës së Kosovës, me nr. P01042667.

E me këto veprimi i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 par.1 të KPRK-së.

Monitoruar nga Elvira Rrahmani