Redison Cara nga Republika e Shqipërisë është gjetur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. Drejtësia Sot, raporton se ndaj të akuzuarit u shqiptua dënim me gjobë në shumë prej 500 euro dhe dënim me burgim dhe me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale brenda 2 vite.
Po ashtu, i akuzuari lartcekur obligohet që të paguaj shpenzimet procedurale në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën 50 euro. Gjykata vendosi që të akuzuarit t’i konfiskohen kartëmonedha në shumë prej 50 (dhjetë) euro, si objekt me të cilin është kryer vepra penale.
Deri te ky vendim gjyqtarja Raima Elezi erdhi pasi gjatë shqyrtimit fillestar dhe pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e lëndës Ervehe Gashi, i akuzuari Cara është deklaruar fajtor për veprën penale për të cilën ngarkohet nga prokuroria.
Gjyqtarja Elezi, ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Cara, me arsyetimin se pranimi i fajit nga ana e të njejtit është bërë pas këshillimeve të mjaftueshme nga ana e mbrojtësit të tij, si dhe pranimi i fajit është bërë sipas aktit akuzues.
Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri Redison Cara ashtu që me datë 12.12.2021, rreth orës 20:30 min., në pikën kufitare të Vërmicës, kufiri Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejt ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mosveprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin “Mercedes 220 E” me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me një pasagjere.
Aktakuza shpjegon se i pandehuri në momentin ofrimit për kontroll afrohet, duke ditur qe nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit vendos një kartëmonedhë prej pesëdhjetë (50) euro, të cilën ia jep zyrtarit policor Sh.M., e në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, se nuk kanë certifikatë Drejtësia Sot, ka raportuar edhe më parë lidhur me këtë rast:
Monitoruar nga: Leutrim MAKSHANA
Lajmet në fokus