Gjykata Themelore e Pejës, ka caktuar ditën e sotme për të vazhduar gjykimin ndaj Estrida Bunjaku,Vigan Bunjaku, Burim Vokrri, Xhemajl Arifi,Valon Orllani dhe Faton Orllani, të akuzuar për veprat penale krim i organizuar, mashtrim, shpërlarje e parave, shkaktim i falimentimit dhe shmangie nga tatimi, raporton Drejtësia Sot.
Gjykimi ndaj grupit prej gjashtë të akuzuarve do të mbahet në amfiteatrin e Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë duke filluar në orën 10:00. Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës, me aktakuzën e ngritur në vitin 2016, të akuzuarit Estrida Bunjaku, Vigan Bunjaku dhe Burim Vokrri, i ngarkon me veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Mashtrim”, pasi që të tretë duke vepruar si grup kriminal kanë përfituar mjete financiare në vlerë rreth 2 milion euro, përmes mashtrimit të qytetarët lidhur me shitjen e banesave.
Pika e dytë e aktakuzës ngarkon Estrida Bunjakun, Xhemajl Arifin, Burim Vokrrin, Valon Orllanin dhe Faton Orllanin, me veprën penale “Shpërlarje e parave”.
Ndryshe sipas kësaj pike të dispozitivit, mjetet e përfituara nga aktivitetet kriminale në vlerë prej 2 milion euro, të akuzuarit kanë tentuar ti konvertonin, transferonin, me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës, burimit, vendit ose pronësisë së pasurisë.
Ndërsa pika e tretë dhe e katërt e aktakuzës e ngarkon të akuzuarën Estrida Bunjaku edhe më dy vepra penale, atë të “Shkaktimit të falimentimit” dhe “Shmangies nga tatimi”.
Drejtësia Sot, në vazhdimësi e ka monitoruar këtë rast
Monitoruese:Selvije MORINA
Lajmet në fokus