Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Ferizajit, përsëri shtyhet shqyrtimi gjyqësor ndaj zyrtarit të komunës së Shtimes, Dimitrije Raciceviq, i akuzuar për korrupsion, raporton Drejtësia Sot.
Dimitrije Raciceviq akuzohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe veprës penale “shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.
Kryetarit të trupit gjykues Ibrahimi Idrizi njoftoi se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës pasi që avokati mbrojtës i Dimitrije Raciceviq kishte njoftuar gjykatën nëpërmjet një parashktrese se ishte në pushim mjekësor.
Data e seancës së rradhës u caktua për 28 Janar 2022 me fillim në orën 10:00.
Ndryshe, sipas aktakuzës, Dimitrije Raciceviq akuzohet se si Drejtor i Drejtorisë për Planifikim, Rindërtim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Shtërpcës, nuk kishte kishte përmbushur detyrën e tij zyrtare duke i shkaktuar dëm personit tjetër, në këtë rast V.S.
Aktakuza sqaron se i akuzuari nuk i kishte lëshuar leje ndërtimi të demtuarit edhe përkundër faktit se ky i fundit i kishte plotësuar të gjitha kushtet për leje ndërtimi në një parcelë në vendin e quajtur “Orlovica”. Kjo kishte ndodhur në atë mënyrë që ai me dashje nuk kishte kryer detyrën e tij zyrtare, duke i kërkuar të dëmtuarit që të plotësonte edhe disa kushte të tjera e të cilat nuk iu janë kërkuar pronarëve të tjerë në parcelat e tjera në afërsi të të dëmtuarit.
Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast
Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili
Lajmet në fokus