Pas bashkimit të lëndëve PS.nr. 5/2020, PS.nr.29/2020 dhe PS.nr.100/2016, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot gjykimi për krim të organizuar ka dështuar të mbahet.
Drejtësia Sot, njofton se shkak për mos mbajtje të kësaj seance gjyqësore ishte mungesa e të akuzuarit Petrit Morina dhe të akuzuarës Fadile Iseni, të cilët kanë qenë ftuar në mënyrë të rregullt mirëpo mos ardhjen nuk e kanë arsyetuar.
Nga ky fakt, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Suzana Çerkini deklaroi se ndaj të akuzuarit Petrit Morina do të lëshoj urdhëresë për sjellje me dhunë në gjykatore.
Ndërsa, ndaj të akuzuarës Fadile Iseni, nga policia do të kërkohet verifikimi adresës për faktin se e njëjta nuk e ka pranuar flete dërgesën për tu paraqitur sot në gjykatore.
Në këto rrethana, gjyqtarja çështjes vendosi që shqyrtimi i sotëm të mos mbahet, kurse seanca e radhës u caktua për datën 21 janar 2022, me fillim nga ora 09:30.
Kujtojmë, se në këtë çështje penale për krim të organizuar akuzohen Albert Fazliu, Advan Sopa, Përparim Fazliu, Arben Fazliu, Petrit Fazliu, Gazmend Falziu, Milaim Shabani, Isa Rexhepi, Ragip Mehmeti, Nuhi Mazreku, Petrit Morina, Bajrush Ademi, Ferat Ukaj, Skender Nuredini, Arben Hoxha, Kadri Pantina, Edon Bytyqi, Kreshnik Demaku, Besim Javori, dhe Sami Kelmendi.
Ndërsa, kësaj lënda i është bashkuar edhe akuzuari Mentor Fazliu ngase kishte rezultuar se këto dy lëndë ishin në fazën e njëjtë të procedurës, duke u zhvilluar ndaj të bashkakuzuarve të njëjtë për veprime dhe për periudha të njëjta kohore.
Po ashtu, kësaj lënde i janë shtuar edhe të akuzuari Drilon Fazliu, Xhevahir Suma, Shefik Hyseni, Fadile Iseni, Kreshnik Sefedini. Sipas aktakuzës së ngritur me datë 30.05.2014, të akuzuarit Albert Fazliu, Përparim Fazliu, Petrit Fazliu, Drilon Fazliu, Arben Fazliu, Gazmend Fazliu, Xhevahir Suma, Shefik Hyseni, Fadile Iseni dhe Kreshnik Sefedini gjatë periudhës kohore prej 01.07.2013 deri më 23.11.2013 me dashje dhe me dijeni e me qëllim që ky grup të kryej vepra penale që janë të dënueshme me burgim së paku 4 vjet aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke e ditur se pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale për import, furnizim, transport, këmbim dhe ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve.
Të akuzuarit me vëtëdije kanë sjellë 153 pistoleta të tipeve të ndryshme dhe fishekë të kalibreve të ndryshme, nga Maqedonia me Kosovë me qëllim të shitjes së tyre shitjes së tyre më çmime të ndryshme krejt kjo me qëllim të përfitimit të dobisë financiare.
Të njëjtit me këto veprime akuzohen të kenë kryer veprën penale ‘Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 283 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 372 par 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Drejtësia Sot, në vazhdimësi ka raportuar lidhur me rrjedhën e këtij rasti gjyqësor:
Monitorues: Lorik KABASHI
Lajmet në fokus