Mohon fajësinë zyrtari i Postës së Kosovës, i akuzuar për keqpërdorim detyre

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku

12:51 / 09 Dhjetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pranë departamentit të krimeve të rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar në rastin ndaj Muhedin Bikliqit, raporton Drejtësia Sot.

Bikliqi po akuzohet nga Prokuroria se në cilin e zyrtarit postar gjatë viteve 2019, 2020 dhe 2021 nuk ka shpërndarë mbi 2026 dërgesa që përfshinin dërgesa postare të gjykatës, bankave, komunës së Lipjanit, përmbaruesve etj.

Në seancën e sotme fillestare të udhëhequr nga gjyqtarja Alltëne Murseli u procedua me leximin e aktakuzës, si dhe deklarimin e të pandehurit rreth fajësisë.

Kështu pasi u lexua aktakuza nga prokurorja Shemsije Asllani, i pandehuri Bekliqi u deklarua se tani për tani ndihet i pafajshëm.

Pas kësaj gjyqtarja Murseli iu dha afat që deri më datë 24 dhjetor pala mbrojtëse të paraqet kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Përndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Muhedin Bikliqi akuzohet se gjatë viteve 2019,  20, 21, si zyrtar-postier i Postës së Kosovës për rajonin e Janjevës, komuna e Lipjanit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare nga nuk ka shpërndarë tek personat e dedikuar mbi 2026 dërgesa postare të cilat i kishte pranuar ku prej të cilave 682 dërgesa ishin shkresa të Gjykatës, 512 dërgesa ishin fatura të tatimit në pronë, 337 dërgesa fatura të valës, 57 dërgesa ndërkombëtare, 200 shkresa të Trustit, 197 dërgesa fatura të bankave etj.

Sipas aktakuzës i njëjti me këto veprime ka dëmtuar rëndë procedurat në Institucione si:Gjykatë, Ministri, Përmbarues si dhe ka dëmtuar imazhin e këtyre institucioneve.

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku