Gjykimi për shpërlarje parash, dëshmitari thotë se nuk e ka të qartë apo dëshmon për pastrim parash apo për lidhje dashurie

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku

11:41 / 22 Dhjetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pranë departamentit të krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka vazhduar sot gjykimi ndaj Denis Çeman i akuzuar për shpërlarje parash, raporton Drejtësia Sot.

Çeman po akuzohet nga prokuroria për shpërlarje parash në shumë prej 115 mijë eurove.

Në seancën e sotme gjyqësore, të udhëhequr nga gjyqtarja Naime Jashanica, u procedua me dëgjimin e një dëshmitari të prokurorisë.

Kështu, dëshmitari M.H., gjatë dëshmisë së tij kryesisht tregoi se e ka njohur të akuzuarin Denis Çeman, pasiqë i njëjti ishte në lidhje me vajzën e tij A.H. Dëshmitari tutje tha se janë takuar njëherë me të akuzuarin në rastin vajza e tij e ka njoftuar me të.

Pas këtij njoftimi ai tha se ka pyetur për të akuzuarin dhe se kishte marrë fjalë jo të mira për të nga personat që i kishte pyetur. Sipas tij, fjalët për të nuk i kishte dëgjuar të mira dhe se ishte folur se ka shoqëri jo të mirë dhe sjellje jo të mirë.

Ai më tutje tha se pas këtij takimi njoftues nuk është takuar më asnjëherë me të akuzuarin, dhe se për fjalët që kishte dëgjuar për të ia kishte treguar vajzës së tij.

Në një moment gjatë marrjes së tij në pyetje dëshmitari u përgjgjite duke qeshur dhe deklaruar se këto pyetje janë tepër absurde dhe se nuk po e di a është në këtë gjykim për pastrim parash apo për lidhje dashurie.

Në fund ai sqaroi se ka dy kompani që merren me tregti dhe se ai personalisht i menaxhon llogaritë e tyre financiare. Për më tepër sqaroi se vajza i ka treguar që ka dhënë dëshmi në polici lidhur me rastin e deponimit të 115 mijë eurove nga i akuzuari për të cilat tha se e njëjta nuk e ka ditur as shumën e as prejardhjen e tyre, të paktën sic tha ai, atij nuk i ka treguar për këtë shumë.

Pas dëgjimit të dëshmitarit M.H, gjykimi u ndërpre për shkak se anëtarët e trupit gjykues kishin një seancë tjetër lidhur me veprën e ekstradimit, dhe njoftuan se seanca e radhës për këtë rast vazhdon më date 27 janar 2022, ora 13:00.

Përndryshe, sipas aktkauzës së Prokurorisë Speciale, e datës 1 tetor 2013, përfaqësuar nga prokurori Dren Paca për të pandehurin Denis Çeman thuhet që më datë 28.02.2011 edhe pse e ka ditur gjegjësisht ka pasur arsye per ta ditur se shumën të hollave prej 115.000,00 €, rrjedhe nga aktiviteti kriminal, me qëllim të fshehjes se tyre, e ka deponuar në xhirollogarinë e tij në Bankën Ekonomike Turke ” TEB ne Prishtine. Mëtutje aktakuza thotë se kur puntorja e bankës nga ai  ka kërkuar që të plotësojë formularin për prejardhjen e të hollave, i njejti ka refuzuar të bëjë një veprim të tille, duke u larguar nga banka, e pastaj puntorja e bankës e ka ftuar përsëri përmes telefonit që të bëj nënshkrimin e deponimit të të hollave, per çka pandehuri ka shkuar në bank, e ka nënshkruar fletë deponimin dhe e ka bërë tërheqjen e shumës se permendur të të hollave duke i marrur me vete dhe ështe larguar nga banka.

Me këto veprime sipas prokurorisë i njëjti e ka kryer veprën penale shpërlarja e parave nga neni 32 paragrati 2 lidhur më nën paragrafi 2.6, e dënueshme sipas paragrafit 2.8, të Ligjit numër 05/L-196 Per Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimit të terrorizmit.

Drejtësia Sot ka monitoruar edhe më parë këtë rast:

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku