Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sot nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe ka caktuar masën e paraburgimit për 10 të dyshuarit në rastin e njohur si “Brezovica”, raporton Drejtësia Sot.
Prokurori Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, dje nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj paraburgimin e 10 personave lidhur me rastin e njohur si “Brezovica”, raporton Drejtësia Sot.
Sipsa komunikatës së djeshmë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, 10 të pandehurit me inicialet B.N., D.R., D.M., H.B., S.M., R.B., R.H., B.I., S.S., dhe J.K., dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Ushtrim ndikimi”, “Shmangia nga tatimi”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”, me rastin e ndërtimit në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e dytë dhe të tretë të vikend zonës në Brezovicë.
Ndërsa, Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka njoftuar se në bazë të provave të paraqitura nga Prokuroria ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen nga prokuroria.
Andaj, sot në procedurë paraprake në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë dhe ndaj secilit të pandehur veç e veç është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.
Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili
Lajmet në fokus