Në Departamentin për Krime të Rënda, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përsëri ka dështuar të mbahet gjykimi nga 9 personave të akuzuar për krim të organizuar, raporton Drejtësia Sot.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës akuzon Sadat Murati, Avdyl Kastrati, Haki Maloku dhe Denis Sadriaj, Albert Bulliqi, Bekim Zeqiri, Bratisllav Desic, Bashkim Hasani dhe Xhavit Fejzullahu për veprat penale krim të organizuar dhe kontrabandim me migrant pasi që të njëjtit në mënyrë ilegale kishin kontrabanduar shtetas të Republikës së Kosovës në vende të ndryshme të Evropës.
Në seancën e kaluar, trupi gjykues kishte kërkuar nga mjekët e klinikës së kirurgjisë vaskulare, të japin mendim për gjendjen shëndetësore të Xhavit Fejzullahu, shefi i këtij departamenti doktor Blerim Olluri, me email ka njoftuar gjykatën, se i njëjti kishte kontaktuar me djalin e pacientit Fejzullahu, i cili e kishte njoftuar se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rënduar, andaj nuk ka mundësi që ta sjellë në klinik për kontroll.
E në këtë drejtim kolegji i mjekëve nuk kanë pasur mundësi të japin një konstatim për të akuzuarin, pa bërë kontrollimin e të njëjtit. Andaj prapë nuk mund të kërkohet që ndaj Fejzullahut të behët veçimi i procedurës,
E kështu, trupi gjykues përsëri ka ndërprerë seancën, e ato të radhës i ka caktuar për datat 24 shkurt dhe 02 mars 2022 me fillim nga ora 09:00.
Ndryshe, sipas aktakuzës të pandehurit Sadat Murati, Avdyl Kastrati, Haki Maloku dhe Denis Sadijaj, Albert Bulliqi, Bekim Zeqiri, Bratisllav Desic, Bashkim Hasani dhe Xhavit Fejzullahu po akuzohen për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Kontrabandim me migrant”.
Të njëjtit duke vepruar në kuadër të grupit të organizuar, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore kishin kontrabanduar shtetas të Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale në vendet e Evropës.
Të njëjtit personave të interesuar të shkojnë në vende të Evropës i kishin detyruar të paguanin shumën prej 3000 Euro për person, dhe në bashkëpunim me persona tjerë përmes Serbisë dhe Hungarisë i kishin dërguar në shtete të ndryshme të Evropës.
Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast:
Monitoruar nga: Elvira Rrahmani
Lajmet në fokus