Dënohet me gjobë ish-rektori i Universitetit Publik të Prizrenit Ramë Vataj

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Leutrim Makshana

14:59 / 10 Dhjetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpall fajtor të akuzuarin Ramë Vataj, për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.

Drejtësia Sot, njofton se të akuzuarit gjykata i shqiptoi dënim me gjobë në shumë prej 1500 eurove.

Ndërsa, i dëmtuari Vehbi Miftari, është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore në kontest të rregullt juridiko-civil. Gjithashtu, i akuzuari obligohet t’i paguaj edhe shpenzimet procedurale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe 30 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në fund të shpalljes gjyqtari Fatmir Krasniqi, njoftoi palët e pa kënaqura që në afat prej 15 dite mund të ushtrojnë ankesë ndaj aktgjykimit në fjalë.

Sipas aktakuzës, Ramë Vata, akuzohej se nga 30 shtatori 2017 e deri në tetor të vitit 2018, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, duke vepruar në cilësi të rektorit të Universitetit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.

Tutje, sipas aktit akuzues, i njëjti nuk ka zbatuar vendimin e Sektorit të Inspekcionit të Arsimit në Prizren, të datës 14.09.2017, përmes së cilit urdhërohej Universiteti që të rishqyrtojë konkursin e datës 01.08.2016, si dhe të themelojë komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs.

Kësisoj, të dëmtuarit, Vehbi Miftari, ia ka mohuar apo kufizuar të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs.

Drejtësia Sot, ka raportuar edhe më parë lidhur me këtë rast:

Monitoruar nga:Leutrim MAKSHANA