Deklarohet i pafajshëm shefi i Urbanizmit në Novobërdë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore , Gjilan

Monitoruar nga Ronita Halimi

12:32 / 29 Dhjetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Shefi i Drejtorisë së Urbanizmit në Novobërdë, Selatin Beqiri, në seancën e së martes është deklaruar i pafajshëm për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton Drejtësia Sot.

I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari Osman Ramadanim i cili në këtë rast po akuzohet për heqje apo dëmtim të vulave zyrtare ose i shenjave. Tutje, pasi janë lexuar shkresat e lëndës, seanca gjyqësore ka vazhduar me marrjen në pyetje të të akuzuarve. I akuzuari Selatin Beqiri, ka deklaruar se sa i përket rastit konkret me Osman Ramdanin, i njëjti ka ardhur me autorizim prej babit të tij, i cili ka kërkuar leje ndërtimore, derisa prona ka qenë e evidentuar në emër të babit të tij. Sipas të akuzuarit, pas pranimit të kërkesës i akuzuari Ramadani ka përgatitur projektin për mbindërtim të cilin e ka dorëzuar së bashku me kërkesën.

Tutje deklaroi se leja ndërtimore është lëshuar, sepse i ka plotësuar kushtet e parapara ligjore, dhe se nuk ka pasur informacion se inspektorati ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe asnjë herë nuk ka pasur qëllim që Osmani t’i ofrojë ndonjë dobi pasurore.

Tutje, seanca gjyqësore ka vazhduar me deklarimin e të akuzuarit Osman Ramadani, i cili deklaroi se nga Jomuna e Novëbërdës ka kërkuar leje për mbindërtim të objektit. Sipas tij, ky objekt është në emër të babait të tij.

I njejti vazhdoi deklaratën e tij duke thënë se dokumentacionet për leje mbindërtim i kishte kompletuar, ku po ashtu i ishte kërkuar edhe autorizimi gjeneral nga babi i tij.

Tha se nuk i është kërkuar dokumente shtesë, dhe se i ka kryer pagesat ma kanë lëshuar lejen mbi bazën e faturës së lëshuar.

Tutje i akuzuari ka vazhduar duke thënë se inspektorati nga Komuna e Novëbdërdës ka qenë tek objekti dhe për këtë i ka njoftuar ndërmarrja ndërtimore, se inspektorati dëshiron t’i ndalojë punimet për shkak të lejes. Sipas tij, të nesërmen i është dorëzuar vendimi për ndërprerjen e punimeve.

Me atë vendim i akuzuari kishte shkuar në Komunën e Novebërdës, dhe i ka njoftuar që i janë ndërprerë punimet edhe pse e kam fletëpagesën për leje ndërtimi, dhe të njejtën ditë e kishte marrë lejen e mbindërtimit, dhe i kishte vazhduar punimet. I njëjti ka shtuar se lejen për mbindërtim ia ka dorëzuar Selatin Beqiri, leje kjo e lëshuar sipas tij, në emër të babit të tij.

Për shkak të angazhimeve të anëtarit të trupit gjykues edhe prokurorit, seanca gjyqësore është shtyhet me datë 18.01.2022.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i akuzuari Selatin Beqiri me veprimet e tij me datë 2 nëntor 2018, Osman Ramadanit i ka lëshuar leje për mbindërtimin e një objekti në fshatin Pasjak, Komuna e Novobërdës para se drejtori i Inspeksionit të merr aktvendimin për ndalimin e këtij mbindërtimi, ku ky i fundit kishte dalur në vend të ngjarjes me datën 1 nëntor 2018, në të cilën datë e ka shirituar objektin e mbindërtimit. Ndërkaq, i akuzuari tjetër Osman Ramadani, pasi kishte pranuar aktvendimin për ndërprerjen e punimeve për objektin e mbindërtimit, në mënyrë të paautorizuar ka hequr shenjën zyrtare dhe ka vazhduar me punimet në mënyrë të kundërligjshme.

Drejtësia Sot në vazhdimësi ka raportuar këtë rast

Monitoruese: Ronita Halimi