Dëgjohet eksperti financiar në gjykim ndaj 3 të akuzuarve për mashtrim me viza gjermane

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

10:24 / 15 Dhjetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është vazhduar gjykimi ndaj ish deputetit M.Z., dhe personave I.K, dhe E.K, në rastin e njohur si “Vizat”, raporton Drejtësia Sot.

Të njëjtit janë duke u gjykuar për shkak të veprave penale mashtrimi, pastrim të parave dhe shmangie nga tatimi.

Shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me dëgjimin e ekspertit financiar V.I., i cili ishte propozuar nga i akuzuari M.Z. I njëjti ka theksuar se raporti hetues final dhe ai shtesë i ATK-ës e kishte përfshirë edhe pronarin e biznesit individual në listën e pagave gjë e cila nuk ishte dashur të bëhet si dhe nuk i kishte përfshirë kostot për shpenzimet e kryera gjatë realizimit të projektit “Pa rrotulla” për faktuarat të cilat i’ an fakturuar RTK-së. Po ashtu nuk ishin përfshirë edhe faktuarat te cilat janë paguar për transaksionet ndërkombëtare.

Deri tek konstatimi se ka pasur shmangie te tatimit pa qëllim eksperti financiar kishte ardhur se duke i’u referuar ekspertizës financiare dhe konstatimeve që burojnë në mendimin dhe konstatimin e saj, sa i përketë çështjes së dhënies së definicionit të shmangies apo mos deklarimit të tatimit dhe të pagesës së të njëjtit ka theksuar se ka të bëj me  të gjitha vlerat e përcaktuara të cilat nuk janë paguar dhe nuk janë deklaruar me kohë, dhe ishte bërë nga pakujdesia e dyanshme, ka specifikuar se me të dyanshme nënkupton se ATK në momentin e marrjes së kërkesës për mbyllje të biznesit me numër fiskal te cilin e përmban biznesi nga sistemi i vet ka mundur te rigjeneroj të gjitha faktuara nga RTK dhe atë prej raporteve të cilat RTK i ka dorëzuar në baza vjetore në ATK në lidhje me blerjet mbi 500 euro brenda vitit fiskal, mbi këtë baze do te duhet të rekomandohej biznesi që ti bëj deklarimet sipas qarkullimit të realizuar.

Ndërsa mbrojta e të akuzuarit I.K i ka propozuar gjykatës që ti mundësoj të akuzuarit angazhimin e një eksperti financiar që edhe për të, të behët një ekspertizë financiare për pjesën e shmangies së tatimit, pasi që i njëjti nuk ka mundësi financiare të angazhoj vet një të tillë.

Por propozim ky u refuzuar nga trupi gjykues me arsyetimin se angazhimi i një eksperti për të pandehurin me anë të buxhetit të gjykatës nuk parashihet me kodin  e procedurës penale.

E më të përfunduar orari i punës, seanca është ndërprerë e të radhës janë caktuar për datat 31 janar 2022 nga ora 09:30 dhe 01 shkurt 2022 nga ora 09:00.

Përndryshe, kujtojmë se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të përfaqësuar nga prokurori Atdhe Dema, të akuzuarit M.Z dhe I.K nga viti 2016 e deri në mars të 2017, me qëllim të fitimit të kundërligjshëm pasuror kanë regjistruar biznesin “I.K & M.Z”, si agjencion punësimi.

Ata kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, përmes emisionit “Pa Rrotlla”, duke i mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Të akuzuarit si bashkëpronar të biznesit, me dashje direkte i janë shmangur obligimeve tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, në shumë të përgjithshme prej rreth 59,981.85 euro.

I akuzuari M.Z me qëllim të fshehjes së burimeve të mjeteve financiare të përfituara nga  mashtrimi me viza pune, dhe shmangies nga tatimi ka bërë 11 transaksione në shumë të përgjithshme prej 153.901.00 euro në llogarinë e kompanisë “ENK & CO”, pronë e E.K. Gjithmonë sipas aktakuzës, në këtë rast ishte përfshirë edhe bashkëshortja e të pandehurit I.K, F.K, e cila ishte marrë me përgatitjen e dokumentacionit për punësim në Gjermani në biznesin e saj për rregullimin e kopshteve.

Gjykata e Apelit, kishte refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës të ish deputetit M.Z, E.K dhe I.K lidhur me hudhjen poshtë të aktakuzës ndaj tyre. Gjykata e shkallës së dytë kishte lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila i kishte refuzuar ankesat e mbrojtësve të cilët kishin kërkuar hudhjen e aktakuzës.

Ky rast është duke u gjykuar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nga trupi gjykues në përbërje prej kryetarit Vesel Ismaili me anëtarët Naser Foniqi dhe Fatime Dërmaku.

Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast

Monitoruar nga Elvira Rrahmani