Caktohet seanca fillestare ndaj “Currit” dhe të tjerëve, të dyshuar për fajde, detyrim dhe mashtrim

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

15:34 / 10 Dhjetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Ismet Osmani- “Curri”, Ilir Bojku, Sami Nika, Mentor Maqani, dhe Adil Thaqi, pritët që me 17 dhjetor 2021, të dalin para Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentit për Krime të Rënda, për tu përballur me akuzën për fajde, detyrim dhe mashtrim, raporton Drejtësia Sot.

Lajmin për Drejtësia Sot, e ka konfirmuar zyra e gjyqtares së çështjes Medie Bytyçi, të cilët kanë njoftuar se seanca e shqyrtimit fillestar për këtë rast do të mbahet me datë 17 dhjetor 2021.

Ndryshe, sipas aktakuzës të përfaqësuar nga Prokurori i Shtetit, Armend Hamiti, të pandehurit Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku, në periudhën fund viti 2013 deri ne shtator 2015 duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit Faton Dalladaku për shkak te borxhit te marr ne qershor 2012 në shumë 350,000.00 euro (nga të cilat 100,000.00 euro transfer bankar dhe 250,000.00 euro në dorë), me çka i pandehuri Sami Nika dhe i dëmtuari lidhin një kontrate mbi shitblerjen e paluejtshmërisë-shtëpisë, me numër LPR 0573-12-54 ,për ngastrën kadastrale P-71914059-07325-0, lokacioni qyteza Pejton –Prishtinë, e ku i pandehuri Sami e evidenton në kadastër si pronë të tij. Pastaj të pandehurit Sami Nika , Ismet Osmani dhe Ilir Bojku shtojnë presionin ndaj të dëmtuarit Fatonit dhe me këtë rast këta në bashkëpunim duke kontraktuar një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër ia japin Sahit Paqarizit shumën 250,000.00 euro sepse toka prej 3 hektarësh ne magjistralen Prishtine Ferizaj 8 km nga Prishtina e cila kishte vlere 600.000 euro ishte e Sahit Paqarizit, ashtu qe ai e bëri bartjen e pronësisë se kësaj toke, ndërsa për te njëjtën shumë pra 600,000.00 euro( 250 000 euro plus 350 000 euro) e ngarkojnë te dëmtuarin Faton Dalladakun si borxh i ri.

Më pas sipas dispozitivit të II të aktakuzës, pasi në periudhën fillim i vitit 2014 i dëmtuari Fatoni dështon ne kthimin e shumës fillestare 350 000 euro, i pandehuri Sami Nika ne bashkëkryerje me të pandehurit Ismet Osmani dhe Ilir Bojku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdor kanosjen serioze për të detyruar te dëmtuarin Faton Dalladaku të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij.

Kështu edhe pas disa muajsh te tre te pandehurit e detyrojnë te dëmtuarin Faton Dalladaku te ua jap një prone në sipërfaqe 3 hektarësh në lokacionin afër QMI, vlera e të cilës është rreth 900,000.00 euro por për borxhin e arritur i llogaritet vetëm 700,000.00 euro me këtë rast Sami Nika nuk ia kthen shtëpinë Faton Dalladakut, por vazhdon qe ta mbaj edhe me tutje ne emrin e tij, ashtu qe ne vitin 2017 sipas një marrëveshje, te njëjtën ia shet Adil Thaqit në shumë 260,000.00 euro. Po ashtu sipas aktit akuzës, Mentor Meqani në shtator të vitit 2015, kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare në këmbim të shërbimit duke hyr ne marrëveshje verbale me te dëmtuarin Faton Dalladaku që të blejë pronën 5 hektarësh afër QMI në te cilën i dëmtuari Fatoni kishte një leje ndërtimi për spital e që me kapital te tij veçse kishte ndërtuar 1 plus 3 kate me investim rreth 1 milion euro duke i paguar 700,000.00 euro për këtë pronë në emër të blerjes së aksioneve për spitalin ,,Intermed”.

Si dhe marrëveshja ishte ashtu që Mentori të blinte borxhin prej 450,000.00 euro-ve nga te pandehurit Ilir Bojku, Ismet Osmani dhe Sami Nika, duke e liruar nga ky borxh te dëmtuarin Faton kurse mbetjen prej 250,000,00 euro-ve t’ia paguante Fatonit dhe me datë 05.09.2015 i pandehuri Mentor ia transferoi shumën 100,000.00 euro Fatonit , dhe ia dha dy vetura ne vlere 150,000.00 euro.

Po më pas në muajin mars 2016, i njëjti në mënyre të njëanshëm ndërpreu marrëveshjen verbale dhe ia mori te dy veturat te dëmtuarit Fatonit ia llogariti 80,000.00 euro shfrytëzim te veturave dhe punën e kompanisë ,,Albioni,, dhe duke përdor kanosjen serioze kërkoi mbetjen prej 582,000.00 euro prej të dëmtuarit Faton Dalladaku ashtu që e detyron të njëjtin të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij.

E me këto veprime të akuzuarit Sami Nika, Ismet Osmani, Ilir Bojku dhe Mentor Meqani dyshohet se kanë kryer veprat penale “Fajde” nga neni 343 par.3 të KPRK-së si dhe “Detyrimi” nga neni 340 par.2 të KPRK-së. Ndërsa sipas dispozitivit të fundit të aktakuzës i pandehuri Adil Thaqi, në janar të viti 2018 me anë të paraqitjes së rreme të fakteve me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e mashtron te dëmtuarin Faton Dalladaku se kinse ai është pronar i ligjshëm i shtëpisë ne Pejton edhe pse nga transaksionet financiare shihet se nuk kishte te holla 260,000.00 euro për pagesën e kryer për Sami Niken. Pra, i njëjti akuzohet për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 par.5 të KPRK-së.

Monitoruese: Elvira Rrahmani