Apeli kthen në rigjykim rastin e drejtorit dhe zyrtarit të Drejtorisë̈ së Urbanizmit në Gjakovë, të akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

10:20 / 01 Dhjetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata e Apelit e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen e drejtorit dhe zyrtarit të Drejtorisë së Urbanizimit në Gjakovë, raporton “Drejtësia Sot”.

Kjo gjykatë duke aprovuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Agron Gojanit dhe Arben Bakallit ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, me të cilin ishin dënuar drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, në Komunën e Gjakovës, Arben Bakalli me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 3 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 3000 eurosh.

Kurse, zyrtari i po kësaj drejtorie Agron Gojani ishte dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti si dhe dënimin me gjobë në shumë prej 2000 eurosh.

Përveç kësaj, ndaj të akuzuarve Bakalli dhe Gojani, iu ishte shqiptuar edhe dënimi plotësues, ai i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 2 vite pas mbajtjes së dënimit me burgim Sipas vendimit të kësaj gjykate, aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe si i tillë ndikon në vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Nën këto rrethana, Gjykata Apelit ka dhënë disa vërejtje ku gjykata e shkallës së parë në rigjykim duhet ti zbatoj.

Kështu, sipas Apelit gjykata e shkallës së parë duhet të caktoi një ekspertizë prej së paku 3 ekspertëve që do të kryhet nga Instituti për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik i MMPH, ku do të vërtetohet se a kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe udhëzimet administrative.

Madje, gjykata e shkallës së parë duhet të ftoj edhe zyrtarin e Zyrës Ligjore apo personelit të Komunës së Gjakovës për të përcaktuar përgjegjësit dhe obligimet e të të akuzuarve në mënyrë që të vërtetohet se veprimet e ndërmarra nga ana e te akuzuare a janë të njëjtin kompetent për këto veprime.

Po ashtu, gjykata e shkallës së parë duhet ti eliminoj të gjitha shkeljet e lartë përmendura, ti administroj të gjitha provat dhe të njëjtat ti vlerësoj në pajtim me dispozitat e nenit 370 par.6 dhe 7 të KPP.

Ndryshe, sipas aktakuzës, në muajin shkurt të vitit 2018, Agron Gojani në cilësinë̈ e arkitektit në Drejtorinë për Urbanizëm, edhe pse paraprakisht kërkohej bashkimi i parcelave kadastrale para fillimit të procedurave për leje ndërtimi, kishte lëshuar vendim me të cilën kishte aprovuar kërkesën për ndërtimin e objektit kolektiv në 6 parcela në pronësi të familjes Bakija.

Tutje, aktakuza shpjegon se i njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij me qëllim që të tjerëve t`u sjellë dobi pasurore, në këtë̈ rast Teuta Bakija, si dhe t’i shkaktojë dëm të dëmtuarës Komunës së Gjakovës, duke vepruar në kundërshtim me Planin Urbanistik, ku sipas projektit nga Kuvendi Komunal ajo zonë ishte paraparë të jetë zonë e gjelbër. Me çka ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 parag.1 pika 2.1 të KPRK-së. Ndërsa, drejtori i Urbanizmit në komunën e Gjakovës, Arben Bakalli akuzohet se ka keqpërdorur detyrën duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, kur kishte nënshkruar vendim për kushtet ndërtimore për ndërtimin e objektit kolektiv në pronësi të familjes Bakija, e më pas e kishte lëshuar atë̈ vendim për leje ndërtimore.

Me çka ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 parag.1 pika 2.1 të KPRK-së.

Drejtësia Sot, ka raportuar edhe më parë për këtë rast:

Monitoruese: Qendresa Bytyqi