Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon të dyshuarin për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Gjykata Themelore , Gjilan

Monitoruar nga Ronita Halimi

12:39 / 23 Nëntor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara, ka ndaluar të dyshuarin J.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, raporton Drejtësia Sot.

Lajmi është bërë i ditur nga komunikata për media e dërguar nga Prokuroria.

Dyshohet se i dyshuari J.S., si pronar i kompanisë “Tribune”, SH.P.K., Prishtinë, përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Monitoruese: Ronita Halimi