Përsëri ndërpritet gjykimi ndaj policit të akuzuar për keqpërdorim detyre dhe manipulim me prova

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

10:27 / 23 Nëntor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykimi ndaj zyrtarit policor H.M., i akuzuar për dy vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe manipulim me prova, është ndërprerë përsëri sot para vazhdimit të marrjes në pyetje të të dëmtuarit, raporton Drejtësia Sot.

Me të filluar seanca e sotme gjyqësore, në të cilën ishte planifikuar të vazhdohet marrja në pyetje e të dëmtuarit P.I, i cila ishte ndërprere në seancën e kaluar. I njëjti i ka propozuar gjykatës që të bëhet bashkimi i procedurave penale, edhe atë rasti me shenjën PP.nr.4182/20 me lëndën që tani është në këtë shqyrtim gjyqësor.

Propozim ky që u kundërshtua nga prokuroria, po ashtu edhe nga pala mbrojtëse, ku të njëjtit theksuan se një propozim i tillë nuk mund të bëhet nga pala e dëmtuar si dhe nuk kanë asnjë njohuri për ecurinë e procedurës në çështjen tjetër e cila është në kompetencë të departamentit të përgjithshme. 

Ndërsa trupi gjykues vendosi që të refuzoj një propozim të tillë me arsyetimin se gjykata nuk ka informacion te saktë se në cilën fazë është lënda e tjetër, dhe kjo gjë do ta zvarriste procedurën.

Po ashtu trupi gjykues e ka udhëzuar të dëmtuarin se ka të drejt që të keni një mbrojtës lidhur me këtë çështje e cila mund te sigurohet edhe nga Agjencia për ndihmë juridike falas po që se i njëjti deklarohet se nuk ka kushte ekonomike për pagesën e ndonjë avokati.

Për shkak të kushteve të dobëta ekonomike, i dëmtuari P.I deklaroi se nuk ka mundësi të angazhoi me autorizim një avokat mbrojtës, si edhe pasi që për herë të parë u njoftua nga gjykata për një mundësi të tille, do t ‘i drejtohet Agjencisë për ndihmë juridike falas.

E në ketë drejtim, gjyqtarja Alltën Murseli, ka ndërprerë seancën dhe ka caktuar të radhës me datë  02 dhjetor me fillim nga ora 13:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës e cila përfaqësohet nga prokurorja Dulina Hamiti, i pandehuri H.M., ka keqpërdorur detyrën zyrtare ashtu që deri sa punonte në Njësinë për Reagim të shpejtë në Prishtinë, me pozitë zyrtar policor, me datë 17.07.2020, ka shkuar në Objektin e biznesit Radio Taxi “Beki’, ku kishte ndodhur një rrahje ndërmjet punonjësve të këtij biznesi, S.R., B.R., V.A., dhe H.H., me të dëmtuarin P.I. Ku pas incidentit (rrahjes) të ndodhur ndërmjet punonjësve, në bazë të audio-video incizimeve, i pandehuri i lartcekur H.M., iu kishte dhënë instruksione palëve të dyshuara, të përfshira në atë rast, se çfarë të deklarojnë ata lidhur me rrahjen. Po ashtu sipas aktakuzës i njëjti i ka udhëzuar të i fshin audio-video incizimet nga kamerat të cilat kanë mundur të filmojnë momentin e incidentit. Po ashtu me këto veprime i njëjti nga prokuroria themelore akuzohet edhe për veprën penale “Manipulim me prova”.

Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast

Monitoruar nga: Elvira Rrahmani