Mungon dëshmitari, shtyhet gjykimi për ushtrim ndikimi ndaj prokurores Ervehe Gashi

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku

12:24 / 18 Nëntor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Mungesa e dëshmitrit M.A., ka bërë që në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë të mos vazhdoj sot gjykimi ndaj Bajram Gashit, i akuzuar nga prokuroria në Prishtinë për veprën ushtrimi i ndikimit, raporton Drejtësia Sot.

Kujtojmë se për këtë rast përpos Bajram Gashit, janë të akuzuar edhe Rizan Hoxha e Dardan Hoxhaj të cilët në seancat e kaluara kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorinë e shtetit e ku më pasë gjykata Riza Hoxhën e dënoi me 28 mijë euro gjobë kurse Dardan Hooxhaj me 5 mijë euro gjobë.

Kurse sot, para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtari Vesel Ismaili kryetar, Suzana Çerkini dhe Kujtim Krasniqi anëtarë, u tha se për shkak të mungesës së dëshmitarit M.A., kjo seancë duhet të shtyhet. Madje, kryetari i trupit gjykues gjyqtari Vesel Ismajli, njoftoi se ky dëshmitar ftesën e ka pranuar mirëpo mungesën e tij nuk e ka arsyetur në fletëkthesë.

Sipas të njëjtit, pasiqë e ka ftuar me telefon, dëshmitari M.A e ka njfotuar se për këtë rast ka dhënë deklaratë në prokurori dhe se nuk ka pse të vijë të dëshmoi në këtë gjykim. Për këtë arsye, trupi gjykues vendosi që ta ndërpresë gjykimin dhe vazhdimin e tij e caktoi për datë 21 dhjetor 2021, ora 9:30.

Përndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ngritur nga prokurori Dren Paca, Bajram Gashi dhe Rizan Hoxhaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën e ushtrimit të ndikimit sepse gjatë muajit Korrik të vitit 2017, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit Dardan Hoxhaj në rrugën Ejup Statovci, në Komunën e Prizrenit, në mënyrë të drejtpërdrejt kërkuan nga i njëjti shumën prej 6,000 Euro, duke i premtuar se nëse do të ju paguante paratë e kërkuara, Bajram Gashi do të ushtronte ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e bashkëshortes së tij Prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte Prokurorja e rastit në procedurën penale me shenjën PP.nr. 13/2017, që ishte duke u zhvilluar ndaj Dardanit, pranë Prokurorisë Themelore në Prizren dhe si rrjedhojë ai nuk do të akuzohej për të githa veprat penale që ishte duke u hetuar. Sipas aktit akuzues të prokurorisë me ç’rast Dardan Hoxha, i joshur nga premtimi i të pandehurve, gjatë muajit Korrik të vitit 2017 – të pandehurit Rizan Hoxhaj fillimisht i’a dorëzon shumën prej 1,000 Euro, ndërsa me datë 22.08.2017, i’a dorëzon edhe shumën prej 5,000 Euro, si shpërblim për të pandehurit për ndihmën qëi kishin premtuar se do t’ia ofronin.

Po ashtu aktkauza ngarkon edhe të pandehurin Dardan Hoxhajn për veprën ushtrimi i ndikmit sepse gjatë muajit Korrik dhe Gusht të vitit 2017, i pandehuri Dardan Hoxhaj, në zyrën e tij në rrugën Ejup Statovci, në Komunën e Prizrenit, në mënyrë dhe formë të përshkruar si në dispozitivin e lartcekur (), ia kishte dhënë paratë në shumë prej 6,000 Euro të pandehurit Rizan Hoxhaj, për t’ia dërguar Bajram Gashit njëherit bashkëshortit të Prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte Prokurorja e rastit ne procedurën penale që po zhvillohej kunděr tij, ashtu që të ushtronin ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e Prokurores dhe i njëjti të mos akuzohej për gjitha veprat penale që po hetohej.

Për këtë rast më date 5 maj 2021, u mbajtë seanca fillestare në të cilën seancë të pandehurit Bajram Gashi dhe Dardan Hoxhaj mohuan fajësinë kurse për të pandehurin Riza Hoxhaj ishte veçuar procedura pasiqë paraprakisht prokuroria njoftoi se kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me të dhe mbrojtësinë e tij.

Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast:

Monitoruar nga: Vullnet Bugaqku