Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishitnë, sot ishte caktuar seanca e gjykimit të ish-Drejtorit të departamentit ligjor Bersan Kolgeci dhe ish- kryeshefi ekzekutiv Ilir Dushi, të Agjensionit të Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), raporton Drejtësia Sot. Sipas, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjegjësisht prokurores Merushe Llugiqi, të akuzuarit kanë keqpërdoruar pozitën zyrtare, ashtu që kanë lëshuar një rekomandim për operatorin ekonomik “Prima Pharm”, me anë të së cilit i kanë mundësuar këtij të fundit që të plasojë në treg barnat e importuara nga Kina, e për të cilat “Prima Pharm”, nuk ishte e pajisur me certifikatën e Praktikës së Mirë të Prodhimit (PMP) Kujtojmë se, Bersan Kolgeci dhe Ilir Dushi janë dënuar tre her nga gjykata për keqpërdorim të pozitës.
Kjo është hera e katërt që ky rast është kthyer në rigjykim. Kryetari i trupit gjykues Avni Syla, njoftoi palër se nuk ishin plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës sepse prokurorja e shtetit kishte informaur se ishte në pushim mjekësorë.
Andaj, data 9 Dhjetor 2021 me fillim në orën 13:10 u caktua për mbajtjen e seancës së rradhës. Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pretendohet se më 7 gusht 2013, në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), i akuzuari Ilir Dushi, në pozitën e krye shefit ekzekutiv të AKPPM-së, Haki Ejupi, në pozitën e drejtorit të Departamentit të Licencimit, në bashkëkryerje me Bersan Kolgecin, drejtor i Departamentit Ligjor, kishin keqpërdorur detyrën zyrtare.
Kjo vepër, sipas kësaj aktakuze, është bërë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në këtë rast për operatorin ekonomik “Prima Pharm”.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari Bersan Kolgeci, duke vendosur sipas ankesës së këtij operatori ka lëshuar një rekomandim më 7 gusht 2013, me të cilin ka rekomanduar drejtorin e administratës që t’i bëjë përgatitjet dhe t’i lëshohen “Prima Pharm-it”, banderolat për barna.
Këtij operatori i janë lëshuar gjithsej 435.124 banderola, për 18 produkte medicinale. Kështu këtij subjekti, i është lejuar që barnat e importuara nga Kina në mars të vitit 2013, t’i plasojë në treg, edhe pse sipas këtij akti akuzues ky rekomandim nuk është dashur që t’i lëshohet.
Arsyeja për mos lëshimin e këtij rekomandimi për “Prima Pharm” ishte mungesa e certifikatës së Praktikës së Mirë të Prodhimit (PMP).
Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast
Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili
Lajmet në fokus