Dështon të mbahet shqyrtimi i dytë ndaj asamblistit të Kuvendit Komunal në Deçan, i akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Selvije Morina

11:13 / 22 Nëntor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pranë Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, sot ka dështuar të mbahet shqyrtimi dytë ndaj asambleistit të Kuvendit Komunal në Deçan, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK-së) Shkëlzen Hadërgjonaj, raporton Drejtësia Sot.

Mungesa e të akuzuarit Hadërgjonaj ishte arsye e mos mbajtjes së shqyrtimit të dytë i njëjti edhe pse i ftuar në mënyrë të rregullt mungesën për seancën e sotme nuk e kishte arsyetuar.

Kështu gjyqtari i çështjes Sulltan Dobraj, konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e këtij shqyrtimi kurse seancën e radhës e caktoi për datën 13 dhjetor 2021, duke shtuar se i akuzuari do të sjellët me urdhërarrest në seancë përmes policisë.

Hadërgjonaj akuzohet nga Prokuroria Themelore e Pejës, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i te ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës Shkëlzen Hadërgjonaj, ngarkohet se nga data 01 mars 2021 e gjer më datë 31 mars 2021, në Deçan, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik si Këshilltar Komunal në Komunën e Deçan, edhe pse sipas ligjit është i detyruar të bëj deklarimin e pasurisë, të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose detyrimeve financiare nuk e bën një gjë të tillë, në atë mënyrë që, për periudhën e deklarimit për vitin paraprak prej datës 01.01.2020, e gjer me datë 31.12.2020, nuk paraqet deklaratën në fjalë brenda afatit për paraqitje të deklaratës por një gjë të tillë e bën me datë 25 maj 2021 të evidentuar me numër protokolli 03-5397/21, me dy muaj vonesë.

Drejtësia Sot, ka raportuar edhe për ngritjen e aktakuzës lidhur me këtë rast

Monitoruese Selvije MORINA