Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prizrenit, sot ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj shefit të Zyrës së Prokurimit në Prizren, Isa Osmankaj, i cili po gjykohet për veprën penale “Keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Osmankaj po akuzohet se keqpërdori detyrën zyrtare, pasi që duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit mbi Prokurimin publik, ka lejuar implementimin e një kontrate që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e kishte shpallur nule ose jo ekzistente.
Drejtësia Sot, raporton se shkak për mos mbajtje të këtij gjykimi ishte mungesa e përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit.
Lidhur me këtë fakt, Komuna e Prizrenit sërish ka kërkuar shtyrjen e seancave për 15 ditë me qellim që të mos dëmtohen interesat e Komunës, në çështjet penalo-juridike. Ndryshe, në gjykatore prezantuan, prokurorja e shtetit, Ervehe Gashi, i akuzuari Osmankaj me mbrojtësin e tij, avokat, Skender Morina.
Në këto rrethana, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Ajser Skenderi njoftoi palët procedurale se seanca e sotme shtyhet për datat 05 dhe 06 janar, 2022.
Drejtësia Sot, në vazhdimësi ka raportuar lidhur me zhvillimin e këtij rasti:
Monitorues: Lorik KABASHI
Lajmet në fokus