Pranë Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, sot ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Izet Zenunit, Drejtor për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Komunën e Deçanit, raporton Drejtësia Sot.
Zenuni akuzohet nga Prokuroria e Pejës për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i te ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.
Arsye e mos mbajtjes së shqyrtimit të sotëm ishte mungesa e të akuzuarit Izet Zenuni. Kështu në fillim të seancës gjyqtari i kësaj çështje Sulltan Dobraj, njoftoi se mbrojtësi i të akuzuarit avokati Isa Osdautaj, përmes një shkrese e ka njoftuar gjykatën se i mbrojturi tij gjendet në vizitë-takim pune në shtetin e Zvicrës dhe nuk mund të jetë i pranishëm andaj edhe kërkojnë shtyrjen e kësaj seance.
Kësisoj meqenëse nuk kishe kushte për mbajtjen e shqyrtimit fillestar gjyqtari Dobraj, shtyu seancën për datën 06 dhjetor 2021.
Sipas aktakuzës së siguruar nga Drejtësia Sot, Zenuni akuzohet se nga data 1 mars gjerë me datën 31 mars të vitit 2021, në Agjensionin Kundër Korrupsionit, në Deçan, sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore, por nuk e bënë një gjë të tillë, në atë mënyrë që i pandehuri si zyrtar i larte publik, ka qenë i obliguar që brenda periudhës së lartcekur të bëjë deklarimin e pasurisë për vitin paraprak nga data 1 janar deri me date 31 dhjetor te vitit 2020, por i njëjti një gjë të tillë nuk e bënë dhe nuk e deklaron pasurinë në afatin e paraparë ligjor.
Drejtësia Sot, ka raportuar edhe më parë lidhur me këtë rast
Monitoruese Selvije MORINA
Lajmet në fokus