Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për regjistrim të shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

10:52 / 12 Nëntor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot u mbajt shqyrtimi fillestare ndaj Latif Ibrahimi dhe Bejtullah Shala të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, raporton Drejtësia Sot.

Ibrahmi dhe Shala akuzohen se si zyrtarë të gjendjes civile në Fushë Kosovë kanë regjistruar në regjistrat civil disa personave në mënyrë të kundërligjshme pa pasur vendim për njohjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ana e Prokurores Merrushe Llugiqi, të akuzuarit Latif Ibrahimi dhe Bejtullah Shala, gjatë periudhës kohore 2012-2016, si zyrtar të gjendje civile në Komunën e Fushë Kosovës, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës Nr.04/L-2015, pa i përfillur procedurat e fitimit të shtetësisësë Republikës së Kosovës, dhe pa pasur vendim për fitimin e shtetësisë, në mënyrë të kundërligjshëm, me qëllim që ti sjell çfarëdo dobie. Dispozitivi i parë i aktakuzës e ngarkon Latif Ibrahimin për regjistrimin në regjistrat e gjendjes civile personave H.A., R.A., S.A., F.A., F.A., S.R., I.M., R.M., F.F., N.F., M.F., B.K., Sh.R., G.M., S.A., Sh.H., Xh.S., D.S., A.H., E.H., A.Z.B., F.H., S.B., G.A., R.S., A.K., A.S., B.B., L.D., A.O., V.O., M.S., E.K., dhe E.K. Ndërkaq dispozitivi i dytë e ngarkon të akuzuarin Bejtullah Shala për personat: N.D., A.F., P.G., F.B., R.P., S.A., D.B., A.K., Rr.L., A.L., B.S., M.Sh., A.Sh., S.Sh., D.M., K.R., M.R., K.R., D.R., A.H., L.J., I.F., L.F., I.F., G.R., E.B., L.I., F.F., V.S., M.B., H.I., M.B., A.S., T.B., A.F., H.B., dhe S.R. Me këtë të akuzuarit secili veç e veç ngarkohen që kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar’ nga neni 422 par.1 i Kodit Penale të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas leximit të aktakuzës nga Prokurori i shtetit Shkëlzen Ibrahimi, të dy të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprën penale që i’ u vihet në barrë. Në këtë drejtim kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kushtrim Shyti i njoftoi palët se në formë të shkruar brenda afatit ligjor prej 30 ditësh ti paraqesin kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, në të kundërtën do të konsiderohet se palët kanë hequr dorë nga kjo e drejtë dhe do të caktoj shqyrtimin gjyqësor.

Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast

Monitoruar nga Elvira Rrahmani