Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, është vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Nuhi Hoxhës dhe Shahe Tahirukaj të akuzuar për shpëlarje të parave dhe shmangie nga tatimi, raporton Drejtësia Sot.
Shqyrtimi i sotëm ka filluar me dëgjimin e dëshmitarit V.M, i cili në cilësinë e hetuesit tatimor pranë ATK-së, si pjesë e ekipit hetimor ka përpiluar raportin hetues final për të dy të akuzuarit.
I njëjti ka sqaruar se si objekt hetimi ka qenë shmangia tatimore për vitet 2007-2014. Dyshimet për të kryer këtë kontroll kanë qenë deponimet bankare për të cilat gjatë procesit të kontrollit janë konstatuar se janë burime të pa njohura dhe për të cilat është përpiluar një raport final hetues, ku janë sqaruar secili veprim i të pandehurave veç e veç.
Dëshmitari ka sqaruar po ashtu se gjatë hetimit për të akuzuarin Hoxha është konstatuar se i njëjti ka qenë i autorizuar për disa biznese të bëjë deponimin dhe tërheqjen përmes llogarive bankare.
E poashtu përmes tij janë bëre transfere bankare në shtetet si Bangladesh, Angli dhe Turqi, por përshkrim për arsye të transferimit nuk ka pasur, dhe nuk i ‘u është ditur asnjëherë destinimi, e as burimi i atyre parave.
E për burimin e të cilave i akuzuari Hoxha kishte deklaruar se i kishte marrë nga disa vëllezër musliman. Ndërsa në dëshminë e tij V.H ka theksuar se në raportin e tyre hetimore final kanë i konstatuar se Shahe Tahirukaj përmes biznesit “Rrufeja” dhe disa bizneseve të tjera, ka lëshuar faktura të rrejshme apo fiktive për biznese të ndryshme dhe nga këto faktura ka marr rreth 2 apo 3 % të vlerës të fakturës.
Si dhe kanë vlerësuar se e akuzuara Tahirukaj vetëm për periudhat 2003-2007 ka bërë shmangie nga tatimi në vlerën prej 104.106.30 euro. Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Hoxha, av. Emrush Kastrati ka propozuar që të bëhet një ekspertizë tjetër financiare, për arsye se ajo e më hershme ka disa të meta.
Kërkesë kjo që u kundërshtua nga Prokurori Special Atdhe Demaj, për arsye sepse këtu i kemi dy analiza konkrete, njëra ekspertizën e ekspertit financiar dhe raportin final te ATK-së, dhe ka propozuar që ky propozim të refuzohet.
Por trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Valon Kurtaj, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, dhe do të caktohej një tjetër ekspert financiar, për kryerjen e një ekspertize të tillë
E vetëm pasi që të behët kjo ekspertize do të caktohet shqyrtimi gjyqësor i radhës.
Përndryshe, kujtojmë se sipas aktakuzës së përfaqësuar nga prokurori special Rafet Halimi, i pandehuri Nuhi Hoxha, akuzohet për shpërlarje të parave për shkak se nga viti 2006 deri në vitin 2014, duke ditur se paratë burojnë nga një aktivitet kriminal, ka transferuar mjetet monetare jashtë territorit të Republikës së Kosovës në Qipro, Kinë, Bangladesh, Dubai, Maqedoni dhe vende tjera dhe atë në shumë prej 2,734.708.00 euro duke mos importuar fare mallra nga shtetet e lartshënuara.
Ndërsa sipas aktakuzës së njëjtë, e pandehura Shahe Tahirukaj, akuzohet se në periudhën kohore 2007-2014 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për dikë tjetër përmes përpilimit të dokumenteve të rreme ka shkelur ligjin e ATK-së dhe ligjet tjera në fuqi duke lëshuar fatura fiktive dhe dokumente me bilance të rreme.
E njëjta, edhe pse ka qenë e vetëdijshme se lëshimi i këtyre faturave dhe dokumenteve është e ndaluar me ligjet në fuqi, ka fituar provizion të kundërligjshëm prej 3% në vlerën e secilës faturë fiktive të lëshuar.
Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast
Monitoruar nga Elvira Rrahmani
Lajmet në fokus