Dëgjohet eksperti financiar në gjykimin për kontrabandim me mallra nga Serbia në Kosovë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Rinon Arifi

14:13 / 01 Nëntor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

I akuzuari Millan Bozoviq, ka dalë edhe sot para Departamentit Special të Gjykatës në Prishtinë, për t’u përballë me akuzën për krim të organizuar dhe kontrabandë me mallra nga Serbia në Kosovë, raporton Drejtësia Sot.

Në seancën e sotme të udhëhequr nga gjyqtarja Valbona Musliu – Selimaj, është proceduar me dëgjimin e ekspertit financiar, E.G.

E.G., para trupit gjykues ka elaboruar ekspertizën financiare të hartuar gjatë hetimeve për këtë rast. Ai tha se nga shkresat e lëndës mund të konstatohet se në këtë çështje ka ekzistuar kontrabandimi me mallra.

Ndër të tjera, eksperti po ashtu tha se mungon edhe pagesa e detyrimeve tatimore si dhe ka diskrepancë në mes të qarkullimit të llogarisë bankare të biznesit në fjalë në raport me faturat e importimit që ka pasur në posedim gjatë ekspertimit.

Pas dëgjimit të ekspertit kjo seancë është ndërprerë dhe ajo e radhës është caktuar më datë 6 dhjetor 2021, në të cilën pritet të dëgjohen dy dëshmitarë.

Kujtojmë se në këtë rast ka pushuar procedura ndaj të akuzuarit tjetër, të ndjerit Dragomir Bozoviq, si dhe është bërë veçimi i procedurës ndaj të akuzuarit Zheljko Millashinoviq, për shkak se i njejti është i paarritshëm për gjykatën.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, tani e përfaqësuar nga prokurorja Habibe Statovci – Salihi, të pandehurit Millan Bozoviq, Dragomir Bozoviq dhe Zheljko Millashinoviq, nga viti 2009 deri në vitin 2011, me dashje, dijeni, si dhe me qëllim të realizimit të veprimtarisë kriminale, kanë blerë mallra të ndryshme në Republikën e Serbisë dhe të njejtat i kanë futur në Republikën e Kosovës, ashtu që vlera e këtyre mallrave të importuara arrin vlerën prej rreth 3 milion euro. Sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit kanë arritur t’ishkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, duke i’u shmangur pagesës së akcizës në shumë prej rreth 1 milion e 200 mijë euro.

Me këto veprime PSRK-ja konsideron që të pandehurit kanë kryer veprën penale Krim i Organizuar nga neni 273 par 1 tëKP-së lidhur me veprën penale Shmangie nga tatimi nga neni249 paragrafin 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast

Monitoruar nga Rinon Arifi