1 muaj arrest shtëpiak për pronarin e laboratorit në Gjakovë që lëshonte teste të falsifikuara të Covidi-19

Monitoruar nga

14:57 / 26 Nëntor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Gjakovë, përmes një komunikate për Drejtësia Sot ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit A.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Në këtë komunikate thuhet se A.Sh., në cilësinë e laborantit të biokimisë “X.-L.”, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që të sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për vete, duke lëshuar teste të falsifikuara për COVID-19, pa marrë mostra nga pacientët për analizë”.

Me këto veprime i pandehurit A. Sh., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Tutje, në këtë vendim thuhet se gjykata pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Drejtësia Sot ka raportuar edhe më parë për këtë rast:

Monitoruese: Qendresa Bytyqi.