Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot ishte paraparë të mbahej gjykimi ndaj ish-drejtorit të Inspektorateve në Prizren, Bujar Nerjovaj, i cili po gjykohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Drejtësia Sot, njofton se shkak për shtyrje të shqyrtimit gjyqësor ishte kërkesa e përfaqësueses së Komunës së Prizrenit, Florentina Çoçaj,
Çoçaj tha se nuk mund të deklarohet për këtë çështje penale, për faktin se sot është informuar nga Zyra e Kryetarit për përfaqësim të kësaj lënde dhe se nuk posedon autorizim me shkrim për përfaqësim të kësaj çështje penalo – juridike.
Nga rrethanat e krijuara, kryetari trupit gjykues, gjyqtari Xheladin Osmani vendosi që ta aprovoj kërkesën e parashtruar nga përfaqësuesja e Komunës së Prizrenit, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 19 nëntor 2021, në ora në ora 10:00.
Ndryshe, ish-drejtori Nerjovaj po akuzohet se gjatë periudhës 2011-2013, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar konkluzionet e lëshuara nga inspektorët e ndërtimtarisë, për rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimeve dhe ndërtimeve të katër objekteve hoteliere në afërsi të sheshit “Shatërvan” në Prizren.
Kujtojmë se Gjykata Themelore e Prizrenit, më 03 qershor 2019, e kishte shpallur fajtor dhe e kishte gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh, ish drejtorin e Inspektorateve Bujar Nërjovaj. Mirëpo rasti është kthyer në rigjykim, pas ankesës së avokatit mbrojtës Blerim Mazreku.
Drejtësia Sot, që nga fillimi ka monitoruar rrjedhën e këtij gjykimi:
Monitorues: Lorik KABASHI
Lajmet në fokus