PSRK ndalon një të dyshuar për krim të organizuar dhe vepra tjera penale

Prokuroria

Monitoruar nga Liridon Salihi

13:00 / 27 Tetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në 24 orët e fundit, ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe katër vepra tjera penale, raporton Drejtësia Sot.

Sipas raportit 24-orësh të Prokurori të Shtetit, i ndaluari, përveç dyshimit për kryerjen e veprës penale të krimit të organizuar, dyshohet edhe për veprat penale “Kontrabandimi me mallra”, “Shmangia nga tatimi”, “ Tregti e ndaluar“ dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Ndryshe, sipas këtij raporti, Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetedy aktakuza kundër njëqindetre personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjashtëmbëdhjetë persona, si dhe janë bërë dhjetë kërkesa për caktim të paraburgimit të pesëmbëdhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, si dhe ka ngritur dyzetenjë aktakuza kundër pesëdhjetenjë personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Tutje, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave.

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre personave të dyshuar, si dhe, janë ngritur dy aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet personave, për vepra të ndryshme penale.

Monitorues Liridon Salihi