Institucioni i Prokurorit të Shtetit, gjatë ditës së sotme, ka lëshuar një komunikatë për media përmes së cilës ka njoftuar se grupi punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga Zëvendës kryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Gjakovës, ku është takuar me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ramiz Buzhala.
Sipas kësaj komunikate, në takim janë diskutuar raportet e punës së kësaj prokurorie, me theks të veçantë në shqyrtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, si dhe sfidat në kryerjen e këtyre lëndëve, raporton Drejtësia Sot.
Tutje, udhëheqësi i grupit punues e ka informuar Kryeprokurorin lidhur me raportimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës për veprat penale të krimeve ekonomike dhe korrupsionit për periudhën janar-qershor 2021.
Ndryshe, në fund të këtij takimi, është kërkuar një përkushtim më i madh në zvogëlimin e numrit të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike dhe trajtimin e tyre me prioritet të lartë.
Monitoruese: Jeta Vula
Lajmet në fokus