Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Haxhijaj, Drejtor i Bordit KRU-Hidrodrini në Pejë, raporton Drejtësia Sot.
Haxhijaj, akuzohet për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i te ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 par. 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës së siguruar nga Drejtësia Sot, Haxhijaj akuzohet se më 13.04.2021 në Pejë, përkatësisht në KRU-Hidrodrini SH.A, si zyrtar i lart publik, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë dhe atë nenit 8 par.1 të Ligjit 04\L-050 dhe nenit 4 të Ligjit 04\L228, nuk e paraqet brenda afatit për paraqitjen e deklaratës, në atë mënyrë që i pandehuri Valon Haxhijaj, si Drejtor i Bordit KRU-Hidrodrini Sh.A, në Pejë, gjegjësisht zyrtar i lartë publik nga data 1 mars deri më 31 mars 2021, obligohet që të bëjë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin paraprak për të cilën gjë është njoftuar, mirëpo i njëjti gjatë kësaj periudhe nuk e deklaron fare pasurinë dhe deklaratën e dorëzon pas kalimit të këtij afati gjegjësisht me 13.04.2021.
Monitoruese Selvije MORINA
Lajmet në fokus