Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për fajde dhe shpëlarje të parave

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Liridon Salihi

09:29 / 12 Tetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion për bastisje në lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy (2) persona me inicialet R.J dhe H.D., raporton Drejtësia Sot.

Sipas komunikatës për media të lëshuar gjatë ditës së djeshme nga PSRK thuhet se operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me ç’rast kanë arrestuar të pandehurin R.J, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Fajde” dhe veprën penale “Shpëlarja e parave”.

Po ashtu, me urdhër të kësaj prokurorie nga Policia e Kosovës, është arrestuar edhe personi me inicialet H.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Fajde”.

Gjithashtu, PSRK njofton se dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tremijenjëqindetridhjetë (3,130) euro, dy (2) telefona, si dhe dyzet (40) dollarë.

Monitorues Liridon Salihi