Naser Pajazitaj ankohet në Apel për dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj

Gjykata Themelore , Ferizaj

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

13:13 / 29 Tetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën e Apelit sot u mbajt seanca e shqyrtimit të ankesave ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, e cila dënoi Naser Pajazitaj më burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, raporton Drejtësia Sot.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Ferizaj kishte shpallur fajtor Naser Pajazitaj dhe e kishte dënuar me burgim te përjetshëm në Maj të këtij viti. Gjithashtu, edhe Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar njejtë, vendimin e të cilës e kishte përkrahur Apeli mirëpo, Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim. Ky rast është gjykuar tre herë deri më tani.

Ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Ferizajit, ka bërë ankesë avokati i të pandehurit, Gëzim Kollqaku dhe prokuroria.

Kolegji gjykues i përpërë nga kryetarja Afërdita Bytyqi, gjyqtari referuaes Xhevdet Abazi dhe Tomislav Petrovic, pasi dëgjuan elaborimin e ankesave nga prokuroria dhe avokati, mbyllën shqyrtimin gjyesor dhe njoftuan palët se vendimin do ta pranojnë në kohë të arsyeshme nga gjykata e shkallës së parë.

Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, Naser Pajazitaj akuzohet se më datë 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta tashmë të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Naser Pajazitaj, e kishte marrë në veturën e tij tani të ndjerën e cila po shkonte në punë, dhe e kishte dërguar në bjeshkët e Strellcit, me pas e kishte privuar nga jeta duke e qëlluar dy herë në kokë, ndërsa për t’i mbuluar gjurmët të njëjtën e kishte mbuluar më disa drunjë. Sipas këtyre veprimeve aktakuza e ngarkonte të akuzuarin Pajazitaj për dy vepra penale atë të “Vrasjes së rëndë” dhe “Mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Për më tepër, për këtë rast Gjykata Themelore e Pejës, Pajazitanj me aktgjykimin e datës 25 mars 2019, e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, mirëpo ky vendim ishte prishur nga Gjykata Supreme duke kthyer çështjen në rigjykim. Si rrjedhoj e kësaj, me kërkesë të gjykatës së Pejës, rasti është deleguar në Ferizaj.

Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili