Jep mbrojtjen ish-inspektori i hidro-ekonomisë, i akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Leutrim Makshana

14:38 / 07 Tetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dhënë mbrojtjen e tij Avdulla Gashi i akuzuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, raporton se ish-inspektori Gashi, po akuzohet që në fshatin Reçan të Prizrenit, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të përcaktuara me ligj, duke i mundësuar investitorit H.K. të bëjë ndërtimin e objektit në rrjedhën e lumit “Lumbardh” dhe të uzurpojë një sipërfaqe prej rreth 155 metrash katror të pasurisë shoqërore-publike.

Ai në seancën e sotme i është përgjigjur avokatit të tij mbrojtës, Rexhep Hasani, duke thënë se parcela me nr. 801 nuk ekziston në procesverbalin e inspektimit.

Ai më tutje ka shtuar se parcela me nr 800 dhe 802 kanë qenë të rrafshuar dhe nuk e kamë ditur se ekziston parcela me nr 801, se po ta kisha ditur kisha përpiluar procesverbal pasi që është pronë e ujërave.

Seanca ka vazhduar me marrjen në pyetje nga prokurorja e shtetit Ervehe Gashi.

E pyetur nga prokurorja Gashi, se a ka qenë detyrë e juaj si inspektor ti inspektoni dhe ti mbroni brigjet e lumit nga ndërtimet e egra, i njëjti deklaroi se kamë qenë i obliguar ti mbrojë lumenjtë nga ndotja dhe shkatërrimet e mundshme nga ndonjë kompani.

Tutje, në pyetjen e parashtruar nga anëtarja e trupit gjykues gjyqtarja Vjollca Buzhala, se çfarë veprime keni ndërmarrë pas shiqimit të distancës në mes shtratit lum dhe objektit të ndërtuar, i akuzuari Gashi tha se në kohën e inspektimi nuk pasur ndërtim fare por vetëm është përgaditur për tu ndërtuar, dhe se për ndërtimet e egra ka qenë detyrë e inspektorit të ndërtimit e jo e imja.

Ndër të tjera, ai tregoi se pas ditës së kontrollit ku parcela ka qenë e rrafshuar, mu është pamundësuar për një periudhë 6 mujore që të shkoj në vend të ngjarjes për të shikuar se çfarë ka ndodhur aty për shkak të angazhimeve të shumta punuese.

Në fund, i akuzuari deklaroj se nuk e ndien vetën fajtor pasi që pikat nga ana e lumit për rastin konkret kanë qenë të vendosura nga gjeodeti i Komunës.

Pas përfundimit të këtij gjykimi, gjyqtarja Elezi vendosi që shqyrtimi gjyqësor të vazhdoj më 19 tetor 2021, në ora 13:30, ku edhe do të jepet fjala përfundimtare e palëve në procedurë.

Drejtësia Sot, ka raportuar edhe më parë lidhur me këtë rast gjyqësor:

Monitoruar nga: Leutrim MAKSHANA