Mungesa e të akuzuarit Duagjin Emërllahu ka bërë që në departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë të dështoi mbajtja e gjykimit për ushtrim ndikimi, raporton Drejtësia Sot.
Emarllahu akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, se ka ushtruar ndikim tek zyrtarë policor në stacionin policor në Gllogovc për sigurimin e hyrje-daljeve të thirrjeve telefonike dhe sms të bashkëshortes së tij V.Z. Gjithashtu, i njëjti akuzohej edhe për veprën armëmbatje pa leje për të cilin e kishte pranuar fajësinë në seancën e datës 27 shtator 2021.
Kështu, me të filluar seanca e sotme trupi gjykues në përbërje prej gjyqtarve Naime Krasniqi Jashanica,kryetare dhe Medije Bytyqi e Agim Kuci anëtar, njoftuan se mbrojtësi i të pandehurit Emërrlahu ka njoftuar gjykatën që i njëjti gjendet në Dubai dhe sot nuk mund të jetë i pranishëm në këtë gjykim.
Pas këtij momenti gjyqtarja Jashanica, vendosi që këtë gjykim ta shtyej dhe seancën e radhës të caktoi me datë 14 dhjetor me fillim nga ora 13:15.
Përndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë, përfaqësuar nga prokurorja Dulina Hamiti, i pandehuri Dugagjin Emarllahu fillimisht akuzohej për veprën armëmbajtje pa leje sepse siç thuhet në aktakuzë, prej kohës se pavërtetuar e deri me dt. 16.09.2014 në banesen e tij në Ulpian në Prishtinë ka mbajtur në posedim në mënyrë të paautorizuar dhe në kundershtim me ligjin një revole e tipit “Beretta, kalibër 9x19mm me numër serik N99242Z së bashku me një karikator dhe 14 fishek kalibër 9x19mm, e cila revole gjatë kontrolles nga ana e policisë i është gjetur dhe i është konfiskuar.
Tutje, aktakuza në fjalë të pandehurin Dugagjin Emarllahu e akuzon edhe për veprën ushtrimi i ndikimit sepse në muajin janar të vitit 2014 ka ushtruar ndikim tek zyrtaret policor Florim Krasniqi dhe Rrahim Muja në Stacionin Policor Glogovcë, në atë mënyrë që i pandehuri Dugagjin Emarllanu ishte takuar me zyrtarët policor Florim Krasniqi dhe Rrahim Mujen, ku i njëjti iu ishte prezentuar si bisnizmen, e duke iu premtuar se do t’iu gjindet per t’ju nduhmuar në kryerjen e ndonjë pune apo do tiu ndihmojë duke iu punësuar ndonjë familjar apo do t’ia dergon në shtetet perendimore djalin e zyrtarit policor Rrahim Muja, në atë mënyrë që i njëjti është takuar me zyrtaret e lartëcekur policor dhe ka ndikuar për ta vendosur nën masat e fshehta numrin e telefonit i cili ka qenë në posedim dhe përdorim nga bashkeshorja e tij V.Z.
Aktakuza tutje thotë se këtë numër të telefonit i pandehuri Dugagjin Emërllahu iu kishte dhënë dy zyrtarëve policor Florim Krasniqi dhe Rrahim Mujes të cilit ishin duke punuar si hetues në Stacionin Policor në Gllogovc, për ta vendosur nën masat e fshetha për nxjerrjen e hyrje-daljeve dhe SMS-ve edhe pse ky numër nuk kishte të bëjë me rastin të cilën kishte qenë duke hetuar hetuesi Rrahim Muja. Po ashtu aktakuza thotë se po te njëjtin numër zyrtari policor Rrahim Muja e kishte vendosur me kërkesen e tij për aplikimin e masave të fshehta për nxerrjen e SMS-ve dhe hyrje daljeve për përiudhen kohore 01.01.2014 deri me datë 19.06.2014, ku për këtë kishte kërkuar i pandehuri Dugagjin Emarllahu prej zyrtarëve policor Rrahim Mujes dhe Florim Krasniqit, ku për këtë është lëshuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë PNKR nr. 185/14, e gjatë kontrollit të kryer më datë 16.09.2014 në banesen e te pandenurit Dugagjin Emarllahu e cila gjendet në lagjen Ulpiana i është gjetur një CD me mbishkrimin ZKL-1914/14 si dhe materiali i premtuar për hyrje- daljet për numrin e gruas së tij të cilin e kishte siguruar prej zyrtarëve policor Florim Krasniqi dhe Rrahim Muja.
Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast:
Monitoruar nga Vullnet Bugaqku
Lajmet në fokus