Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin kur dy mjekë akuzohen për korrupsion

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

14:40 / 18 Tetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot u dëgjuan dy dëshmitarë në rastin ku mjëku Petrit Xhaka dhe infermieri Liridon Mehmeti po akuzohen për kepërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti, raporton Drejtësia Sot.

Petrit Xhaka mjek dhe Liridon Mehmeti infermier po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke marrë ryshfet nga prindi i një pacienti, për ta mbartur atë në Tiranë.

Në seancën e sotshme u dëgjuan dy dëshmitare V.M. dhe A.M., të cilat u morrën në pyetje rreth ditës kritike. V.M. si dëshmitare e propozuar nga mdrojtja, shpjegoi se në ditën kritike pacientja S.H. kishte qenë në gjendjë të kritike shëndetësore dhe se prindi i saj G.H. kishte kërkuar që vajza e tij të mbartej jashtë vendit. Sipas dëshmitares G.H. ishte njoftuar nga QKUK se ata nuk bëjnë mbartjen me ambulancë në vendet tjera dhe se nje gje e tillë duhet bërë privat.

Dëshmitarja V.M gjithashtu njoftoi se të gjithë mjekët prezent ishin angazhur që ti ndihmonin G.H. për të siguaruar ambulancën dhe ekipin profesional për ta mbartur pacienten në Trianë. Dëshmitarja po ashtu theksoi se mjeku Petrit Xhaka dhe infermieri Liridon Mehmeti kishin qenë jashtë orarit të punës kur kishin pranuar për të mbartur pacienten në Tiranë.

Ndërsa, dëshmitarja A.M. u deklarua se qëndronte në tërësi prapa dëshmisë së dhënë në prokurori.

Kryetarja e trupit gjykues, Naime Jashanica, njoftoi palët se në seancën e rradhës do të bëhej procedimi i provave materiale dhe do të jepej mbrojtja, po ashtu kërkoi nga palët që të përgadisnin edhe fjalën përfundimtare.

Seanca e rradhës u caktua për datën 2 Dhjetor 2021 me fillim në orën 9:30.

Përndryshe, sipas aktakuzës së prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ngritur më datë 18 shtator 2018, thuhet që Petrit Xhaka akuzohet se në cilësinë e mjekut, ndërsa Liridon Mehmeti në cilësinë e infermierit, kishin marrë 100 euro ryshfet, nga i dëmtuari G.H., babi i pacientes S.H, për përcjelljen e saj me autoambulancë për shërim në Tiranë. Ky rast ishte lajmëruar në polici nga vet i dëmtuari Halili, të cilëve pastaj u konfiskohen dy kartëmonedha në vlerë prej 50 eurosh.

Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili