Apeli shqyrton ankesat në rastin ku mësuesi i Komunsës së Drenasit akuzohet për keqpërdrim të detyrës

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

10:02 / 13 Tetor 2021
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata e Apelit sot ka mbajtur seancën e shqyrtimit të ankesave në rastin ndaj mësuesit të komunës së Drenasit të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Drejtësia Sot.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e Prishtinës në mars 2020 kishte shpallur përsëri fajtor të akuzuarit Fehmi Ramaj për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe kishte shqiptuar dënim me 6 muaj burgim i zëvendësueshëm me dënim me gjobë.

Ndaj këtij vendimi ishte ankuar Prokuroria Themelore e Prishtinës, saktësisht ndaj sanksionit penal të shqiptuar nga gjykata. Prokurori ishte ankuar se nuk ishin konsideruar rrethanat rënduese dhe se dënimi i shqiptuar ishte i vogël.

Ndaj kësaj ankese ishte përgjigjur avokati i të akuzuarit, dhe në shqyrtimin e sotshëm qëndruan tërësisht prapa asaj përgjigje.

Ndryshe, sipas aktakuzës Fehmi Ramaj akuzohej se kishte kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në atë mënyrë ku si mësues në shkollën fillore e të mesme të ulët “Shotë Galica” në fshatin Tërdec të Drenasit, kishtë ndërhyrë në ditarin e kalsës IX/1 ku kishte ndryshuar notat e 11 nxënësve në lëndën e Biologjisë, duke përfshirë këtu dhe notën e djalit të tij.

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili