Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit Sh.L, nga fshati Krajk Komuna Prizrenit.
Drejtësia Sot, raporton se i akuzuari Sh.L, po akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Gjykata Themelore në Prizren, në prill të vitit 2019, të akuzuarin Sh.L.e kishte dënuar me dënim unik prej 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj.
Kurse në gusht të këtij viti Gjykata e Apelit, ka kthyer çështjen në rigjykim, me arsyetimin se dispozitivi i aktgjykimit është në kundërshtim me arsyetimin e aktgjykimit, dhe se gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar të gjitha provat një nga një.
Gjykata e Apelit, e ka udhëzuar gjykatën e shkallës së parë që në rigjykim ti eliminoj të gjitha shkeljet, të cilat ndikojnë në vërtetimin dhe vlerësimin e drejtë të gjendjes faktike, si dhe zbatimin e drejtë të ligjit penal.
E njëjta veçmas, e ka udhëzuar Gjykatën e Themelore të Prizrenit që ti eliminoj kundërthëniet në që janë në dispozitiv dhe në arsyetim të aktgjykimit, rreth cilësimit juridik të veprës penale.
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit u mbajt shqyrtimi gjyqësore kundër Sh.L, nga fshati Krajk Komuna Prizrenit.
I akuzuari në seancën e sotme edhe njëherë deklaroi se nuk e pranon fajësinë për vrasjen e rendë. Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje e pranoi fajësinë.
Këtë pranin të fajësisë nuk e kundërshtoi as prokurori i shteti Genc Nixha, dhe as kryetari i trupit gjykues gjyqtari Artan Sejrani.
Në vazhdim të shqyrtimit gjyqësor kanë dhënë deklarimet e tyre dëshmitarët H.L., E.V., dhe ekspertët Dr. Naim Uka, Dr. Ajet Bunjaku.
Në pyetjen e prokurorit të rastit, lidhur me mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, eksperti Bunjaku theksoi se edhe në ekspertizë është konstatuar se i akuzuari veprën penale e ka kryer në gjendje afektive apo në gjendje të tronditjes së rëndë mendore.
Gjithashtu i njëjti duke u përgjigjur pyetjes së prokurorit se a konsiderohet shkrepja 4 herë me armë të zjarrit veprim i kryer në gjendje afektive, eksperti Ajet Bunjaku deklaroi se nëse shkrepja bëhet shpejtë e shpejtë dhe menjëherë, atëher mundë të themi se vepra mund të kryhet në gjendje te tronditjes së fort mendore.
Pas dëgjimit të dëshmitarëve, prokurori i shtetit propozoi që në shqyrtimin e radhës që si dëshmitar të ftohet edhe H.L.
Kryetari trupit gjykues, gjyqtari Artan Sejrani aprovoi kërkesën e prokurorit të shtetit, dhe shqyrtimi gjyqësor do të vazhdoj më 18 dhjetor 2019 në ora 13:15.
Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, me të cilën, të akuzuarit Sh.L., i ngarkon me veprën penale të vrasjes së rëndë.
Sipas aktakuzës, rasti kishte ndodhur pas mosmarrëveshjeve të mëhershme, dhe fjalosjes në ditën kritike në mes të akuzuarve dhe të ndjerit K.L. Fjalosja kishte të bënte lidhur me kalimin e veturave të dasmorëve në një rrugicë të përbashkët, nga e cila kanë filluar të shtinë me armë zjarri të akuzuarit dhe i ndjeri.
Me këtë rast, ka mbetur i vdekur K.L. dhe është lënduar rëndë djali i tij F.L. Drejtësia Sot.
Monitorues: Lorik KABASHI & Uran ZOGAJ
Lajmet në fokus