Në mungesë të akuzuarve, dështon gjykimi për krim të organizuar

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Leotrim Himaj

12:47 / 09 Dhjetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin Special përsëri ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Agron Sh.Kelmendi, Qazim B. Muriqi dhe Ramiz I. Muriqi, qytetarë të komunës së Pejës, të cilët pretendohet se kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar”, “Mashtrim”, “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, “Kanosja” dhe “Shkelja e besimit”.

Arsyeja për mosmbajtjen e kësaj seance erdhi si pasojë e moskordimit të gjyqtares me personat përgjegjës lidhur me rezervimin sallave për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor. Kjo ka ndodhur ashtu që në të njëjtën kohë janë rezervuar dy salla të gjykimit dhe fatkeqësisht gjyqtarja ka filluar seancën në njerën prej sallave të rezervuara, kurse palët e akuzuara ishin duke pritur në një sallë tjetër.

Jo rrallë her ndodh që të dështojnë seancat për shkak të moskordinimit të duhur në mes gjyqëtarëve dhe stafit përgjegjës për orientimin e palëve në gjykatë.

Lidhur me këtë gjyqtarja e rastit Valbona Musliu-Selimaj, morri aktvendim që të shtyhet seanca e sotme.

Seanca e radhës do të mbahet më 9 janar 2020.

Kujtojmë që kjo lëndë ka qenë në kompetencën e Gjykatës Themelore të Pejës, mirëpo pas funksionalizimit të Departamentit Special, e njejta është bartur për gjykim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Aktakuza kundër këtyre të pandehurve ishte ngritur nga prokurori i Eulexit, mirëpo e njejta me kërkesën e Gjykatës Themelore në Pejë, ishte ndryshuar dhe plotësuar nga prokurori Atdhe Dema dhe si e tillë ishte dorëzuar pranë kësaj gjykate më datë 31.10.2018.

Sipas gjyqtares, në momentin e bartjës së kësaj lëndë në Prishtinë, në shkresat e lëndës nuk figuron edhe versioni i fundit i aktakuzës së përmirësuar prandaj, u kërkua nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që palët ndërgjyqëse t’i pajis edhe më këtë dokument.

Akti akuzues përshkruan veprimet inkriminuese me të cilat të pandehurit në bashkëkryerje por edhe veҫ e veҫ, kanë kryer veprat penale që i’u vihen në barrë. Këto veprime kanë të bëjnë më shitjen përkatësisht bartjen e pronës dhe parcelave tokësore nga një person te tjetri përmes përfaqësimit të rrëmë.

Këto parcela të shitura janë legalizuar nga noterët dhe gjykatat në Klinë e Gjakovë, e të njejtat janë mbështetur në prova të cilat të pandehurit i kanë përdorur për t’i mashtruar organet kompetente.

Lidhur me këto veprime, PSRK, me datë 4 prill 2014 kishte nxjerrur aktvendim për fillim të hetimeve ndaj të pandehurve dhe më datë 16 mars 2015 dhe 6 korrik 2016, aktvendim për zgjerim të hetimeve, ku me provat e siguruara, e njëjta ngrit aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, më datë 03.03.2017.

Monitoruar nga: Leotrim Himaj