Shtyhet seanca ndaj të paditurit OSHP

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

15:53 / 12 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit përgaditor në konfliktin administrativ të filluar me padi të operatorit ekonomik “Ekoinvest”, ndaj të paditurit Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Arsye e dështimit të kësaj seance ka qenë fakti se në cilësinë e përfaqësuesit të palës së paditur është paraqitur Visar Basha, i cili në këtë rast ka qenë i angazhuar si ekspert shqyrtues.

Andaj gjykata ka konstatuar se ekziston konflikti i interesit dhe njëherit ka marrë aktvendim që seanca e sotme të shtyhet.

Seanca e radhës është caktuar për datë 25 nëntor 2019.

Padia për konflikt administrativ zhvillohet lidhur me aktivitetin e prokurimit “Riparimi kapital i Kalldajës dhe Qarqeve Rregulluese njësia A5 TC Kosova”, raporton Drejtësia Sot.

Sipas padisë, pala paditëse pretendon se vendimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit, është i kundërligjshëm dhe i padrejtë, dhe i njëjti është marrë duke keqinterpretuar dhe keqzbatuar Ligjin e Prokurimit Publik dhe se në mënyrë të gabuar është vërtetuar edhe gjendja faktike në procedurën e tenderimit.

Ndryshe sipas vendimit kontestues, Paneli Shqyrtues i OSHP-së, konstaton se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve gjatë fazës së rivlerësimit, është bërë në përputhshmëri me Ligjin e Prokurimit Publik, pasiqë është rekomanduar për kontratë operatori ekonomik i përgjegjshëm dhe me çmim më të lirë.

Monitoruar nga Zanë BUÇINCA