Prokuroria Speciale propozon prova të reja në gjykimin e rastit “Pronto”

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Leotrim Himaj

14:54 / 04 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokurorja Speciale Drita Hajdari, në seancën e mbajtur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka propozuar prova të reja në lidhje me zbardhjen e rrethanave të rastit të njohur “Pronto”.

 

Në këtë rast po akuzohen ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, dhe tetë të akuzuar të tjerët.

 

Andaj këto prova kanë të bëjnë procesin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjeve publike Trankos dhe Infrakos, procese këto që kishin ndodhur në vitin 2011 dhe 2012.

 

Poashtu vlen të ceket se provat e propozuara nga prokuroria janë bërë pas dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga avokati Besnik Berisha

 

Ajo ka përmendur më pas provat që ajo propozon që të administrohen si prova.

Në kuadër të këtij raporti prokurorja propozoi që të administrohen si provë, shkresa e Ndërmarrjes ‘Trainkos’, nr741 i datë 11.10.2016. Konkursi për pozitën e shefit ekzekutiv. Raport mbi vlerësimin, rangimin dhe krijimin e listës së ngushtë të kandidatëve në konkursin për pozitën kryeshef ekzekutiv në ‘Trainkos’, i datës 07.12.2011. Vendimi për përzgjedhjen e Ruzhdi Morinës si kryeshef i ‘Trainkos’, i datës 27.12.2011 dhe Lista e të punësuare në ‘Trainkos’”.

 

Gjithashtu, ajo ka propozuar që të administrohen si prova edhe punësimet që kanë të bëjnë me ndërmarrjen publike “Infrakos”.

 

Kurse si aryse për propozimin e këtyre provave ajo tha se arsyeja se pse i propozon këto prova është që dëshmitarët e dëgjuar në seancën e kaluar, njëri si kryesues i bordit në “Trainkos”, e tjetri në “Infrakos”, kanë dëshmuar për procedurat e përzgjedhjes së bordit dhe kryeshefit ekzekutiv në këto ndërmarrje publike.

 

Poashtu ajo ka thënë se për vërtetimin e plotë të gjendjes faktike, konsideron se këto prova duhet të administrohen

.

Por, këto prova i kanë kundërshtuar mbrojtësit e të akuzuarve në këtë rast.

 

Mbrojtësi i Adem Grabovcit, avokati Florent Latifaj, ka thënë se nuk e din se çfarë ndikimi ka pasur klienti i tij në këto konkurse dhe se çfar lidhshmërie kanë provat me Adem Grabovcin. Poashut ai tha se Grabovci nuk akuzohet për ushtrim të ndikimit sipas aktakuzës, siç pretendon prokuroria se mund te ketë pasur ndikim në kryeministrin e atëhershëm të Kosovës.

 

Me kundërshtim ka vazhduar edhe mbrojtësi i Besim Beqajt, avokati Besnik Berisha, i cili e filloi fjalinë duke thënë se prokurorisë i ka “humb topi”.

 

Ai tha se sot, aktakuza po kthehet për kryeshef ekzekutiv të cilat në kundërshtimin e tyre thoshte se këta nuk jon këtu për kryeshefa ekzekutiv. Më tutje shtoi se është e drejtë fondamentale për dikë që akuzohet është të ketë saktësi për akuzën sepse nuk mund të mbrohet në mënyrë efikase. Kurse në fund të fjalës së tij kërkoi që të saktësohet aktakuza në atë mënyrë që, zoti Beqaj dhe Grabovci, a janë akuzuar për përzgjedhjen e kryeshefave ekzekutiv në Trainkos dhe Infrakos, apo janë akuzuar për shkak të anulimit të një konkursi të Qeverisë së Kosovës dhe se prokuroria nuk ka guxu me thirr shefin e tyre asnjëherë për anulimin e atyre konkurseve.

 

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

 

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, Agjencitë për zbatimin e ligjit si dhe mediat dhe shoqëria civile.

Drejtësia Sot e ka monitoruar edhe më herët këtë rast

Monitoruar nga Leutrim Himaj