Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative është mbajtur seanca e shqyrtimit përgaditor në konfliktin administrativ të filluar me padi të NPN Dardania ndaj të paditurit Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Padia për konflikt administrativ zhvillohet lidhur me aktivitetin e prokurimit “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve rurale-pastrimi i rrugëve nga bora”, raporton Drejtësia Sot.
Sipas padisë, pala paditëse, po kërkon nga gjykata anulimin e konkluzionit të datës 24 maj 2016, të Panelit Shqyrtues të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Sipas këtij konkluzioni, ankesa e operatorit ekonomik NPN “Dardania”, hudhet poshtë si e palejuar, me arsyetimin se kjo çështje është “Res Judicata”, për faktin se Paneli Shqyrtues ka vendosur me vendim meritor për ankesën e një operatori tjetër ekonomik konkretisht operatorit “El-Bau”.
Në vazhdim të padisë, pala paditëse pretendon se me ky konkuluzion i ka shkaktuar humbje dhe e ka dëmtuar në shumën prej 350.000,000 ( treqindë e pesëdhjetë mijë) euro.
Përfaqësuesi autorizuar i palës së paditur ka deklaruar se qëndron prapa konkluzionit, përgjigjjes në padi dhe raportit të ekspertizës.
Në fund, gjyqtarja Anita Nikçi Morina, me aktvendim ka obliguar përfaqësuesin e autorizuar të palës paditëse që gjykatës të ja dorëzoj dosjen e tenderit për këtë aktivitet të prokurimit.
Monitoruar nga Zanë BUÇINCA
Lajmet në fokus