Në Prishtinë u mbajt shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit F.B, për shkak të veprës penale kanosja e kandidatit.
I akuzuari F.B u deklarua i pafajshëm për veprën që i vihet në barrë.
Ne seancën e sotme fillestare mungoi i dëmtuari, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. I njëjti gjykatës i kishte dërguar një parashtresë me të cilën kishte njoftuar gjykatën që nuk mund të jetë i pranishëm në seancë. Gjithashtu i dëmtuari në parashtresën e paraqitur kishte deklaruar se qëndron pranë ndjekjes penale dhe se parashtron kërkesë pasurore juridike.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Naser Foniqi seancën e shqyrtimit të dytë e caktoi me datë 18 dhjetor 2019, në ora 09:00.
Sipas aktakuzës së datës 01 nëntor 2017, i akuzuari F.B me datë 09 tetor 2017, në Komunën e Drenasit në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të pengimit të realizimit të fushatës elektoriale, me përdorim të forcës ka penguar kandidatin nga ushtrimi i veprimtarisë së fushatës zgjedhore, në atë mënyrë që deri sa kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, tani i dëmtuari Ramiz Lladrovci ka qenë duke bërë fushatë në fshatin Tërsenik.
Gjithmonë sipas aktakuzës në kohën kur i dëmtuari ka qenë duke u kthyer nga takimi elektorial ne veturën e tij, i akuzuari F.B së bashku me një turmë të personave iu del përpara dhe me këmbën e djathtë e godet në pjesën e pasme veturën e të dëmtuarit. Me këtë ka kryer veprën penale kanosje e kandidatit nga neni 211 par. 3, lidhur me par. 2 të KPRK-së.
Monitoruese: Blendë Mjeku dhe Biondina Zeneli
Lajmet në fokus