Mungon prokurori, shtyhet seanca ndaj ish-policëve për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore , Mitrovicë

Monitoruar nga

14:20 / 04 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Ka dështuar të mbahet seanca në Gjykatë Themelore në Mitrovice, ndaj 14 ish- policëve, Ahmet Hasani, Arton Bimbashi, Avdi Beqiri, Avni Mehmeti, Bojan Saviq, Esat Haxhiu, Gani Shabani, Jovica ,Rajkoviq, Nami Hamiti, Rushit Hoti, Sahit Handari, Sedat Haxhimehmeti, Sllavisht Spasiq, Zekirja Shalaceve, të akuzuar për marrje ryshfeti.

Si shkak i dështimit te kësaj seance ishte mungesa e prokurores Zejnije Kela.

Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Avni Mehemti ka konstatuar se prokurorja  paraprakisht, përmes telefonit e kishte njoftuar gjykatën se ka një rast vdekje në familje dhe nuk mund të prezantoj në këtë seancë.

Gjithashtu, gjyqtari Mehmeti, ka thënë se prokurorja e ka njoftuar se nuk mund të marr pjesë as në seancat e parapara për pesë dhe gjashtë nëntor 2019.

Në këto rrethana, gjykata ka shtyrë seancën e shqyrtimit gjyqësor, ndërsa seancat të cilat ishin paraparë të mbahen me datën pesë dhe gjashtë nëntor 2019 i ka anuluar.

Seancat e ardhshme në këtë çështje penale janë caktuar të mbahen me datat 29.11.2019, 16,17 dhe 24 dhjetor 2019, të gjitha duke filluar nga ora 10:00.

Paraprakisht, në këtë seancë, gjyqtari Mehmeti ka thënë se ndaj të akuzuarit Destan Recaj është hedhur aktakuza si dhe kanë pushuar hetimet ndaj tij.

Vlen të theksohet se aktakuza e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e datës 17 maj 2017,  ishte ngritur ndaj 35 zyrtarëve policorë, Ahmet Hasani, Arton Bimbashi, Avdi Beqiri, Avni Mehmeti, Bojan Saviq, Destan Rrecaj, Esat Haxhiu, Halit Shabani, Jovica Trajkoviq, Nazim Hamiti, Rushit Hoti, Sabit Hajdari, Sedat Haxhimehmeti, Sllavisha Spasiq, Zeki Shala, Vojkan Stepiq, Vasko Raduloviq, Shefqet Maxhuni, Srdjan Zivkoviq, Sinisha Milutinoviq, Milan Jovanoviq, Sllavisha Filipoviq, Nedzad Islamoviq, Zmajko Milenkoviq, Sdrjan Djoroviq, Branko Radosavljeviq, Milan Vitkoviq, Stevica Ignjatoviq, Zlatomir Simoviq, Milijan Jovanoviq, Vesko Kandiq, Srdjan Milojeviq, Manjole Vlaskoviq, Milorad Mitroviq dhe Milijan Miliceviq.

Mirëpo, më pas gjykata me aktvendimin e datës 3 korrik 2017, ka veçuar procedurën ndaj 20 të akuzuarve nga Njësia e Trafikut Regjional në Veri.

Ndërsa,15 zyrtarët policorë në Njësinë e Trafikut Rajonal në Jug të Mitrovicës, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 2 tetor 2017, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që ngarkohen.

Kurse, më 3 tetor 2017, edhe 20 zyrtarët policorë në Njësinë e Trafikut Rajonal në Veri të Mitrovicës, ndaj të cilëve është vequar proceduara, janë deklaruar të pafajshëm për aktakuzën që u vihet në barrë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i akuzon policët Ahmet Hasani, Arton Bimbashi, Avdi Beqiri, Avni Mehmeti, Bojan Saviq, Destan Rrecaj, Esat Haxhiu, Halit Shabani, Jovica Trajkoviq, Nazim Hamiti, Rushit Hoti, Sabit Hajdari, Sedat Haxhimehmeti, Sllavisha Spasiq, Zeki Shala, Vojkan Stepiq, Vasko Raduloviq, Shefqet Maxhuni, Srdjan Zivkoviq, Sinisha Milutinoviq, Milan Jovanoviq, Sllavisha Filipoviq, Nedzad Islamoviq, Zmajko Milenkoviq, Sdrjan Djoroviq, Branko Radosavljeviq, Milan Vitkoviq, Stevica Ignjatoviq, Zlatomir Simoviq, Milijan Jovanoviq, Vesko Kandiq, Srdjan Milojeviq, Manjole Vlaskoviq, Milorad Mitroviq dhe Milijan Miliceviq, se duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare si punonjës të Policisë së Kosovës në Njësinë Rajonale të Komunikacionit, kanë pranuar para në shuma të ndryshme  nga kundërvajtësit në trafik.

Sipas aktakuzës, shumat e parave i kanë ndarë në mes tyre në pjesë të barabarta, e disa i kanë mbajtur për vete, me qëllim të mos shqiptimit të tiketave me gjobë për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit për Komunikacionin Rrugor.

Me këtë, akuzohen se kanë kryer veprën penale “marrja e ryshfetit” e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Monitorues Egzon MUSA dhe Edita KOLIQI