Mungon i akuzuari, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për dhënien e 5 eurove ryshfet

Gjykata Themelore , Mitrovicë

Monitoruar nga

15:42 / 05 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka dështuar te mbahet seanca fillestare në rastin ku Ardian Alushaj po akuzohet për dhënie të ryshfetit.

Shkak i dështimit të kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Alushaj, raporton Drejtësia sot.

Lidhur me këtë, gjyqtari Bekim Veliqi tha se nga fletëkthesa e gjykatës konstatohet se pala gjendet jashtë vendit.

Gjyqtari Veliqi me tutje shtoi se në të dhënat e aktakuzës thuhet se, i akuzuari Alushaj është me vendbanim në shtetin e Norvegjisë.

Në këto rrethana, gjykata këtë seancë e ka shtyrë për kohë te pacaktuar, dhe ka lajmëruar se ndaj të akuzuarit do të ndërmerren veprime ligjore për mundësinë e dërgimit të ftesës së rregullt në adresën si në aktakuzë apo edhe veprimet e tjera për sigurimin e tij në këtë procedurë penale.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të ngritur me datën 09.09.2016, Ardian Alushaj, po akuzohet se ka kryer veprën penale dhënia e ryshfetit.

Ndryshe sipas aktakuzës i akuzuari me 19.07.2016, derisa ishte ndaluar duke drejtuar motoçikletën, me ç’rast nuk kishte dokumentacion, i kishte ofruar personit zyrtar kartëmonedhën ne vlerë prej 5 euro, për të mos vazhduar me procedurat e mëtejme.

Me këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Monitorues Egzon MUSA dhe Edita KOLIQI