Mungon anëtari trupit gjykues, shtyhet gjykimi ndaj ish-inkasantit për përvetësim në detyrë

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Lorik Kabashi

14:47 / 01 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Mungesa e anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Xheladin Osmani ka bërë që në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të mos mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-inkasantit në kompaninë “Hidroregjioni Jugor” Hafir Bajram Gallapeni i lindur më 15.01.1966.

Në seancën e sotme të udhëhequr nga gjyqtarja Ajser Skenderi, ishte paraparë që të dëgjohet dëshmitari H.A, por meqenëse anëtari trupit gjykues, gjyqtari Osmani kishte njoftuar sa ka rast vdekje në familje bëri që kjo seancë të mos mbahet, raporton “ Drejtësia Sot”.

Ndryshe, në seancën e së premtes të pranishëm ishin prokurorja Ervehe Gashi, i akuzuari Hafir Gallapeni me mbrojtësin e tij, avokatin Asman Hoxha, dëshmitari H.A, si dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar K.Z.

Kryetarja trupit gjykues, Ajser Skenderi, seancën e ardhshme e ka caktuar me 17 dhjetor 2019 në ora 10:00. ku palët prezente janë njoftuar gojarisht për mbajtjen e saj.

Vlen të theksohet se sipas aktakuzës së Prokurorisë në Prizren të datës 03.03.2016, Hafir Gallapeni akuzohet që nga muaji Mars 2013 deri në Maj 2015, në cilësi të inkasantit në kompaninë “Hidroregjioni Jugor”, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dobinë pasurore. Kështu, ai pasurinë që i është besuar sipas detyrës zyrtare, e ka përvetësuar për vete duke vepruar në kundërshtim me ligjin. Veprimet e tilla janë kryer duke mos i dorëzuar të gjitha dëftesë-pagesat, përkatësisht pagesat e kryera nga konsumatorët ndaj kompanisë së ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, në vlerë rreth 20 mijë euro.

Me këtë veprim, Hafir Gallapeni ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë sipas Kodit Penal të Kosovës. (Drejtësia Sot)

Edhe më herët Drejtësia Sot e ka monitoruar këtë rast 

Monitorues: Lorik KABASHI