Mbahet shqyrtimi gjyqësor në mes të Kosovatex dhe Komunës së Prishtinës

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Nita Kusari

14:36 / 15 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prishtinë- Departamenti Ekonomik mbahet shqyrtimi gjyqësor në mes të paditëses Kosovatex dhe të paditurës Komunës së Prishtinës.

Në seancën e sotme gjyqësore palët ndërgjygjëse u deklaruan se nuk kanë vërejtje në lidhje me ekspertizën në lëminë financiare të bërë  nga eksperti Riza Blakaj. Mirëpo e paditura kërkoi që kjo seancë të shtyhet dhe të bëhet dëgjimi i ekspertit.

Ndërsa, paditësia për gjykatën tha se konsiderojmë se kjo është keqpërdorim i autorizimeve procedurale nga ana e të paditurës pasi që në seancën e kaluar me vendim të gjykatës e njëjta ishte obliguar që në afat prej 3 (tre), ditësh t’i parashtroj pyetjet për ekspertin në formë të shkruar dhe e njejta nuk e ka bërë një gjë të tillë. E kjo ishte arsyeja edhe pse është shtyer seanca e kaluar.

Mirëpo, gjyqtari i rastit Asllan Krasniqi, morri aktvendim që kjo seancë të shtyhet dhe të bëhet dëgjimi i ekspertit Riza Blakaj, për seancën e radhës.

Në bazë të kërkesës dhe projektit zbatues të paditëses për ndërtim në lokacionin ndërtimor Kalabria, blloku E14, në ngastrën kadastrale, paditëses Kosovatex, i’u është lëshuar leja urbanistike për rregullimin e tokës ndërtimore.

E njejta kishte paguar taksën në vlerë të plotë për reth 1.290.928,47 euro, mirëpo për shkak të shkaqeve subjektive në pamundësi të realizimit të projektit për dy vitet e para, në përputhje me Ligjin e Ndërtimit të Republikës së Kosovës, kishte kërkuar nga e paditura që ti bëhet vazhdimi i afatit të vlefshmërisë së lejës ndërtimore.

Kjo kërkesë në fillim ishte pranuar nga menaxheri i projektit D.B, me datë 01.07.2013, mirëpo me datë 08.04.2014, paditësia informohet nga Drejtoria për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit për jovaliditet të lejes ndërtimore.

Paditësia pas shtjerrimit të mjeteve juridike të parapara me ligj, më datë 30.07.2014, i’u është drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës- Departamentit Ekonomik me këtë padi duke kërkuar nga gjykata që të nxjerr aktgjykim me të cilin do të obligohet e paditura ti kthejë paditëses shumën e plotë prej 1.290.928,47 euro në emër të taksave ndërtimore për moslejimin e ralizimit të projektit.

 

Monitoruar nga Nita Kusari