Ka dhënë mbrojtjen edhe i akuzuari tretë për vrasjen me pagesë

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Selvije Morina

16:33 / 05 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Murat Sinanaj,i akuzuar për vrasje me pagesë, mbrojtjen e ka filluar duke treguar për veprimtarin më të cilën janë marrë dhe gjendjen financiare të familjes.

Sinanaj , ka deklaruara se të akuzuarin Bekim Raja, nuk e ka njohur asnjëherë më parë deri në momentin kur është arrestuar kurse të akuzuarin Gjon Pnishi, e ka njohur që nga viti 2006-2007, ndërsa të ndjerin Ferdinand nuk e ka njohur asnjëherë.

Tutje i akuzuari Murat, ka shtuar se Gjoni, kurrë nuk ia ka përmendur porosinë për kryerjen e vrasjes se përndryshe s’do të kishte qëndruar asnjëherë më me të ndërsa, për vrasjen e te ndjerit ka dëgjuar po atë ditë,  ditën e vrasjes nga vëllai Avnia, sepse vëllai i Gjonit, kishte thirr te Avnia për të pyetur se a është Gjoni, aty kaq i kujtohet.

Në mbrojtjen e tij i akuzuari Murat, ka treguar se i akuzuari Gjon, nuk kishte kërkuar ndihmë nga vëllezërit Sinanaj, deri ne rastin kur çështja është kthyer në rigjykim. “Kam marrë një telefonat nga Gjoni, por skam mundur me bisedu gjatë sepse isha mysafir më pas i njëjti ma ka dërguar një mesazh të cili nuk e kam lexu me shumë vëmendje në të shkruanin fjalë si a kam qenë ndonjëherë i keq e kësi fjalë palidhje”  dhe lidhur me këtë mesazh nuk është konsultuar me askënd përfundoj Sinanaj.

Në pyetje te prokurores se për çfarë arsye nuk keni pas raporte shoqërore me Gjonin, nga dita kur ka ndodhur rasti, cila ishte arsyeja qe kishte rënë në burg apo pse e ka tradhtuar shokun. I akuzuari Sinanaj tha “ nuk kam pasur kontakt normal pasi që i njëjti ka qenë në burg dhe një person që ia bënë këtë shokut të tij nuk është më miku im”.

Ndryshe në pyetje te trupit gjykues se një natë para ditës kritike a është e vërtet se ti me vëllaun Avni, keni fjetur në bjeshkë dhe a mund të na tregosh rrugëtimin kur jeni kthye etj, I akuzuari është përgjigjur “ se po kishte shkuar me Anin në bjeshkë duke u kthye te kilometri i 6 aty ku edhe ka valë për telefon e kemi si pik te ndaljes dhe kam pritur deri sa Avnia, të  më tregoi se kur mundem me ra tek rampa më pas kam vazhduar deri mbi kish aty jam ndal përsëri pasi që Avina më njoftoi se ka polic, lomt (drutë) kisha për ti dërguar në fshatin Pozhar, mirëpo duke kaluar në livadhet e Isniqit, kam pasur defekt në xhip dhe e kam telefonu Avnin, që ti tregoi dhe i kam thënë se lomt po i lë këtu ndërsa xhipin po e dërgoi menjëherë tek mjeshtri”.

I akuzuari  shtoi se ora kur është kthyer në shtëpinë  ka qenë 10 ose 11, dhe me Avnin, është takuar vetëm në shtëpi dikur mbas dite kontakti i fundit me të në telefon nuk i kujtohet ndërsa sa ai ka njohuri Avnia, atë ditë ishte në Pejë për të blerë pajisjet për veturën që kishin dërguar tek mjeshtri.

Sipas aktakuzës së ngritur në korrik të vitit 2018, të akuzuarit ngarkohen me veprën penale Vrasje e Rëndë në bashkim kriminal. Më tutje aktakuza sqaron veprimet e të akuzuarve ku thuhet se i akuzuari Bekim Raja, me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt e ka porositur të akuzuarin Gjon Pnishin që së bashku me të akuzuarit Avni dhe Murat Sinanaj, ta kryejnë vrasjen e viktimës Ferdinand Gjini duke iu premtuar dhe dhënë shpërblim prej 100.000, franga zvicerane.

Vlen të përmendet se fillimisht i akuzuar ka qenë vetëm Gjon Pnishi, i cili është shpallur fajtor për këtë vrasje dhe ishte dënuar me 18 vite burgim nga Gjykata Themelore e Pejës, në qershor të vitit 2016.

Por, pas këtij dënimi,ai ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë në lidhje më vrasjen e Ferdinand Gjinit, për çka dhe Gjykata e Apeli e kishte kthyer në rigjykim këtë çështje penale në shkurt të vitit 2017.

Lidhje me këtë rast Drejtësi Sot ka raportuar edhe më herët

Monitoruese Selvije MORINA