Sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës, u mbajt seanca ndaj të akuzuarit I.B i cili akuzohet për grabitje, raporton “Drejtësia Sot”.
Para leximit të aktakuzës prokurori Ali Uka, theksoi se bënë ricilsimin juridik të veprës penale nga aktakuza siç është “grabitja nga neni 317 par. 1” dhe atë në dy pikat e aktakuzës, ku pas ricilsimit juridik të veprës penale do të jetë “ më çka ka kryer vjedhje të rëndë nga neni 315 par.1” me arsytimin se për të egzistuar vepra penale e grabitjes, i akuzuari duhet të ketë përdorur forcën apo kanosjen serioze.
Pas ricilsimit jurdik të veprës penale i akuzuari I.B pranoi fajësinë duke u penduar dhe i premtoi gjykatës se në momentin që do të lirohet nga burgu do të i’a kompenzoi dëmin I.Q.
Prokurori Uka nuk kishte kundërshtime në lidhje me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, ndërsa mbrojtësi i tij Teki Bokshi i propozoi gjykatës që të shqiptoi dënim më të butë. Ai poashtu kërkoi që t’i ndërprehet masa e paraburgimit.
I dëmtuari I.Q kërkoi që t’i kompenzohet dëmi, pasi sipas tij i akuzuari e kishte lënë pa bukë dhe pa dru.
Gjykata aprovoi pranimin e fajësisë të vjedhjës së rëndë dhe caktoi ditën e sotme për shpalljen e aktgjykimit në ora 13:30.
Sipas aktakuzës se ngritur me datën 30.10.2019 i akuzuari I.B me datën 03.10.2019 ka kryer veprën penale të grabitjes në atë mënyrë që derisa sa I.Q ishte i ulur në parkun e qytetit të Gjakovës, i është afruar duke i thënë “ a dëshiron të marrësh ndihma”, i dëmtuari i thotë po dhe shkon së bashku me të prapa qendrës tregtare “Viva Fresh Store”.
Aty i akuzuari i kërkon letërnjoftimin dhe derisa i dëmtuari I.Q nxerr kuletën për t’ia dhënë letërnjoftimin, i akuzuari i’a merr kuletën nga dora në të cilën kishte 1.150 euro dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku më pas i njejti me datën 05.10.2019 arrestohet nga policia.
Aktakuza me tutje shpjegon se me datën 17.09.2019, i akuzuari I.B ka kryer veprën penale të grabitjes ku në atë mënyrë që derisa i dëmtuari R.I duke dashur që ta ndërronte telefonin me të akuzuarin I.B, i njejti i kërkon 10 euro për këtë ndrrim.
Derisa i dëmtuari nxerr nga xhepi të hollat në shumën prej 85 euro për t’ia dhënë 10 euro, i akuzuari i’a merr të hollat nga dora dhe ikën në drejtim të panjohur, ku arrin të arrestohet nga policia me datën 05.10.2019.
Monitoruese: Qendresa Bytyqi.
Lajmet në fokus